Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizitoi kryetarin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, hfz. Shaqir ef. Fetain.
Myftiu Tërnava e uroi hfz. Fetain për zgjedhjen në krye të institucionit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, duke i uruar shëndet e mbarësi në udhëheqjen e këtij institucioni.
Nga ana e tij, reis Ulemaja, hfz. Shaqir ef. Fetai, falënderoi Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava për vizitën dhe për urimet, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy bashkësive fetare.
Në këtë takim u diskutuan po ashtu edhe çështje të tjera me rëndësi për të dyja palët, e që më e rëndësishmja ishte intensifikimi i marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive simotra dhe zhvillimi i hovshëm dhe i mëtejshëm i bashkëpunimit, ndërmjet të gjitha bashkësive fetare, e në veçanti ndërmjet atyre të Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.