Mysafirë nga Franca vizituan shoqatën “Bereqeti”

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ka pritur dje në selinë e tyre një grup turistësh nga Franca. Ata janë pritur nga drejtori i “Bereqetit”, z. Behxhet Ajvazi, i cili i njohu mysafirët me historikun dhe veprimtarinë e shoqatës me theks të veçantë për veprimtarinë e tyre humanitare jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj.

Mysafirët nga Franca ishin të interesuar për të kaluarën e Kosovës, për sfidat me të cilat përballet ajo, sidomos në kohën e pandemisë.

Ata u ndan jashtëzakonisht të kënaqur me mikpritjen. Pas këtij takimi, ata vazhduan vizitat e tyre edhe në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë.