Tërë ditën mëkate, mëkate edhe natën
Frikoju peshorës, ku veprat do t’matën.
Ate ditë kur vdes, veprat i merr me veti
Pendohu sa je gjallë, se s’të lanë as deti.
Familja të përcjellin, shpejt të harrojnë
Pasurinë që fitove, mënjeherë e harxhojnë.
Shoku më i mirë, kurr prej teje s’ndahet
Në varrin e errët, me ty do të ndalët.
Ato janë veprat, që të shoqëruan në jetë
Të mira dhe të këqija, i ke vepruar vet.
Mos fajëso askënd, fajësoje vetveten
Sa ishe n’dunja, s’e kujtoje vdekjen.
Puno për atë ditë, ditën e premtuar
Kur do llogaritesh, për atë që ke punuar.
Drejtësi e madhe, s’ka manipulime
Për veprat e tua, s’ke arsyetime.
Është peshorja, që matë vetëm drejt
S’të bën padrejtësi, s’pranon as ryshfet.
Ti je Mëshiruesi, Zot na mëshiro
Dhe nga rruga Jote, kurr mos na largo.
Nuhi Osmani