Rtv Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

Nafta e papërpunuar mund të bie në 40 dollarë për fuçi

NEW YORK (AA) – Çmimi i naftës mund të bie në 40 dollarë për një fuçi nëse OPEC-u dështon të zbatojë kufizimin e prodhimtarisë, është paralajmërimi i fundit i kompanisë multinacionale amerikane për financa, Goldman Sachs, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mungesa e përparimit në zbatimin e kuotave të prodhimit si dhe mosmarrëveshjet e shumta në mesin e prodhuesve të OPEC-ut, flasin për gjasa të vogla që marrëveshja të arrihet më 30 nëntor”, thuhet në raportin e Bankës.

Në muajin shtator OPEC-u njoftoi se gjatë një takimi joformal në Algjeri është dakorduar kufizimi i prodhimtarisë në shifrat mes 32.5 dhe 33 milion fuçi në ditë, që paraqiste përpjekjen e parë pas vitit 2014 për të stabilizuar tregun si rrjedhojë e rënies së befasishme të çmimeve të naftës.

Rekordi i ri nga Rusia në prodhimin e naftës

Sipas të dhënave të Ministrisë së Energjisë së Rusisë, prodhimi i naftës së vendit në muajin tetor, në krahasim me muajin e kaluar duke u rritur për 0.1 për qind, është rritur në 11.2 milionë fuçi në ditë.

Kompanitë ruse të naftës të cilët janë duke bërë eksport në bazë të dollarit, rritën të ardhurat dhe aktivitetet e shpimit pasi që rubla ruse në periudhën e fundit fitoi vlerë të konsiderueshme kundër dollarit.

Kështu prodhimi i naftës së vendit arriti në nivelin rekord të periudhës pas Bashkimit Sovjetik. Ndërsa prodhimi i gazit natyror të Rusisë në muajin tetor u bë 61 miliardë metër kub.

Ndërkohë, zyrtarët rusë, theksojnë se do të mbështesin marrëveshjen zyrtare e cila ka të bëjë me ngrirjen e prodhimit të naftës mes anëtarëve të OPEC-ut.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, kishte theksuar se për të mbështetur çmimet e naftës janë të gatshëm për bashkëpunim për ngrirjen e nivelit të prodhimit.

Të ngjajshme

Zoom, Google Meet apo Facebook Messenger Rooms: Cili është aplikacioni më i përshtatshëm për komunikim virtual

Kushtrim Guraj

COVID-19, Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi

Kushtrim Guraj

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Kushtrim Guraj

Kamerat e vëzhgimit tani do të zbulojnë automatikisht njerëzit me temperaturë

Qëndrim Ibrahimi

Interneti 5G do të ndryshojë jetën rrënjësisht

Qëndrim Ibrahimi

Google merr një veprim interesant

Kushtrim Guraj

Në 2030 shumica e automjeteve në tregun botëror do të jenë elektrike

Kushtrim Guraj

Rritet tregu i automjeteve në BE

Kushtrim Guraj

Si ta shihni kush e përdor Wi-Fi tuaj?

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU