Namazi i “DUHASЁ” (paraditёs)…Namazi i vigjilentёve

Njё nga sunnetet e forta tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) ёshtё ky namaz nё paraditё qё sjell me tё vёrtetё shpёrblime tё mёdha edhepse ёshtё njё vepёr e lehtё qё merr shum pak kohё.

Pёr vlerёn e kёtij namazi i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) nё hadithin qё transmeton Ebu Dherri( radij Allahu anhu) thotё: :” Pёr çdo mёngjes, çdonjёra nyje e trupit tuaj ka tё drejtё pёr lёmoshё. Çdo ‘tesbih’ (tё thёnurit ‘subhan Allah/ I pa tё meta (lartёmadhёruar) ёshtё Allahu’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehmid’ (tё thёnurit ‘elhamdulilah/ Falёndёrimi dhe lavdёrimi i takon Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehlil’ (tё thёnurit ‘la ilahe il-la Allah/ Nuk ka Zot pёrveç Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tekbir’ (tё thёnurit ‘Allahu ekber/ Allahu ёshtё mё i madh’) ёshtё lёmoshё, tё urdhёruarit nё tё mirё ёshtё lёmoshё, ndalimi nga e keqja ёshtё lёmoshё dhe si kompenzim pёr gjithё kёtё mjaftojnё dy rekate tё ‘duhasё’ (Paraditёs)” {Shёnon Muslimi}

Ndёrsa nga Ebu Hurejra transmetohet tё ket thёnё:” Mё ka kёshilluar shoku im shum i dashur (i ngushtё) (sal-Allahu alejhi we sel-lem) me tri gjёra; me agjёrim tё tri ditёvё nё çdo muaj, (ditёt e bardha, qё janё dta e 13,14,15 tё muajit hёnorё) me faljёn e dy rekatёve tё duhasё dhe tё fali vitrin para se tё flejё” {Buhari dhe Muslim}

Nё mjё hadith kudsij i cili transmetohet nga Nuajm ibn Hammar (radij Allahu anhu) i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) tha:” Ka thёnё Allahu (azze we xhel-l):” O biri i Ademit, mos i anashkalo katёr rekate nё fillim tё ditёs, tё mjaftoj nё fundin e saj” {Ahmedi, Ebu Dawudi}

Lidhur me kёtё hadith disa nga dijetarёt thojnё se pёr qёllim me kёto janё dy rekatet sunnet dhe dy farz tё namazit tё sabahut e disa tё tjerё menduan qё me kёtё hadith ёshtё pёr qёllim namazi i duhasё.

Sa rekate tё namazit tё duhasё duhet falur ?

Ekziston koncensus tek dijetarёt se minimumi i rekatёve tё duhasё ёshtё dy (2) duke u bazuar nё fjalёn e Ebu hurejres qё cekёm mё heret dhe poashtu duke u bazuar nё veprёn e tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem) . Ndёrsa sa i pёrket maksimumit tё rekatёve tё duhasё dijetarёt janё ndarё nё mendime tё ndryshme. Disa prej tyre pohuan se nuk ka limit tё caktuar pёrshkak transmetimit tё Aishes ( radij Allahu anha) e cila tha:” I Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) i falte pёr namaz tё duhasё katёr rekate dhe shtonte aq sa dёshironte Allahu” {Shёnon Muslimi}

Lidhur me kёtё Hadith Imam el Mundhirij (Allahu e mёshiroftё) nё spjegimin e tij tё Sahihut tё Muslimit thotё: “Nga ky hadith pёrfitohet se namazi i duhasё mundet tё falet katёr rekate dhe kjo ёshtё mesatarja, ndёrsa minimum ёshtё dy rekate e mesatarja pra katёr e sa i pёrket maksimumit ai nuk ka limit tё caktuar sipas mendimit mё tё saktё sepse ky ёshtё prej namazeve vullnetarё (nafile) sikurse namazi i natёs”

Mirёpo shumica e dijetarёve e pёrfaqёsojnё mendimin se ky namaz ka limit tё caktuar. Dijetarёt e medh’hebit Hanbeli dhe Maliki mendojnё se ato janё tetё (8) rekate pёrshkak hadithit tё Ummu Hanit e cila transmeton se i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) nё vitin e çlirimit tё Mekkes i fali tetё rekate tё namazit tё duahsё. {Buhari dhe Muslim}

Ndёrsa dijetarёt e medh’hebit Hanefi dhe Shafi (dhe nё njё transmetim tё hanbelive) mendojnёse janё dymbёdhjetё (12) pёrshkak hadithit tё Enesit ku i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) tha:” Ai qё i falё 12 (dymbёdhjetё) rekate tё duhasё, atij do t’ia ndёrton Allahu njё pallat nё xhennet” {Shёnon Tirmidhiu,(poashtu Ibn Maxheh) Ibn Haxheri e klasifikon si tё mirё}

Pra mundet tё falen dy,katёr,gjashtё,tetё,dhjetё,dymbёdhjetё (2,4,6,8,10,12) dhe sipas mendimit mё tё saktё (Allahu e din mё mirё) aq sa dёshiron.

Koha e namazit te duhasё

Sa i pёrket kohёs sё namazit tё duhasё ajo hyn pas lindjes sё diellit pёr afёrsisht 12-15 min. Gjatё kёsaj kohe ёshtё ndaluar tё falet namaz (nafile) dhe patjetёr duhet pritur kjo kohё. Pastaj zgjatё deri para namazit tё drekёs pёr dhjetё minuta. Poashtu nё kёtё fazё para hyrjes sё namazit tё drekёs ёshtё e ndaluar tё falet namaz. Mё e mira kohё pёr faljёn namazit tё duhasё ёshtё paradita e vonshme, atёherё kur koha fillon tё nxehet mirё,siç e praktikonte i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem). Nё atё kohё, kur sigurisht qё shumё njerёz janё tё preokopuar me çёshtje tё dunjas dhe tё pakujdes’shёm ndaj çёshtjeve tё ahiretit.

Ёshtё e rrugёs qё ne t’i lutemi Allahut qё tё n’a bёj rizk praktikimin e kёtij sunneti tё fortё tё (Dёrguarit sal-Allahu alejhi we sel-lem) sepse vetёm Allahu n’a udhёzon nё kёtё sukses dhe vetёm Atij i takon falёndёrimi dhe lavdёrimi!

Pёrgatiti: Hoxhё Ardian Elezi