Namazi i duhasë apo i paradites është një nga sunetet e forta tё Dërguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) që me vete bart shpërblime tё mëdha dhe si vepër është e lehtë qё merr shumë pak kohë.
Pёr vlerёn e kёtij namazi i Dёrguari (sal-Allahu alejhi ёe sel-lem ) nё hadithin qё transmeton Ebu Dherri (radij Allahu anhu) thotё: “Pёr çdo mёngjes, çdonjëra nyje e trupit tuaj ka tё drejtё pёr lёmoshё. Çdo ‘tesbih’ (tё thёnurit ‘subhan Allah/ I pa tё meta (lartёmadhёruar) ёshtё Allahu’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehmid’ (tё thёnurit ‘elhamdulilah/ Falёndёrimi dhe lavdёrimi i takon Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tehlil’ (tё thёnurit ‘la ilahe il-la Allah/ Nuk ka Zot përveç Allahut’) ёshtё lёmoshё, çdo ‘tekbir’ (tё thёnurit ‘Allahu ekber/ Allahu ёshtё mё i madhi’) ёshtё lёmoshё, tё urdhëruarit nё tё mirё ёshtё lёmoshё, ndalimi nga e keqja ёshtё lёmoshё dhe si kompenzim pёr gjithё kёtё mjaftojnё dy rekate tё ‘duhasё’ (Paradites)” {Shёnon Muslimi}
Ndёrsa nga Ebu Hurejra transmetohet tё ketë thёnё:” Mё ka kёshilluar shoku im shumë i dashur (i ngushtë) sal-Allahu alejhi we sel-lem me tri gjёra; me agjёrim tё tri ditëve nё çdo muaj, (ditёt e bardha, qё janё data e 13,14,15 tё muajit hënor) me faljen e dy rekateve tё duhasё dhe tё fali vitrin para se tё flejë” {Buhari dhe Muslim}
Nё njё hadith kudsij i cili transmetohet nga Nuajm ibn Hammar (radij Allahu anhu) i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) tha: “Ka thёnё Allahu (azze we xhel-l): “O biri i Ademit, mos i anashkalo katër rekate nё fillim tё ditës, tё mjaftoj nё fundin e saj” {Ahmedi, Ebu Dawudi}
Lidhur me kёtё hadith disa nga dijetarët thonë se pёr qёllim me kёto janё dy rekatet sunnet dhe dy farz tё namazit tё sabahut e disa tё tjerё menduan qё me kёtё hadith ёshtё pёr qёllim namazi i duhasё.
Sa rekate tё namazit tё duhasё duhet falur ?
Ekziston konsensus tek dijetarёt se minimumi i rekatёve tё duhasё ёshtё dy (2) duke u bazuar nё fjalёn e Ebu Hurejres qё e cekëm mё heret dhe po ashtu duke u bazuar nё veprёn e tё Dёrguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem). Ndёrsa sa i pёrket maksimumit tё rekatёve tё duhasё dijetarёt janё ndarё nё mendime tё ndryshme. Disa prej tyre pohuan se nuk ka limit tё caktuar pёr shkak transmetimit tё Aishes ( radij Allahu anha) e cila tha:” I Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) i falte pёr namaz tё duhasё katёr rekate dhe shtonte aq sa dёshironte Allahu” {Shёnon Muslimi}
Lidhur me kёtё Hadith Imam el Mundhirij (Allahu e mёshiroftё) nё spjegimin e tij tё Sahihut tё Muslimit thotё: “Nga ky hadith përfitohet se namazi i duhasё mundet tё falet katёr rekate dhe kjo ёshtё mesatarja, ndёrsa minimum ёshtё dy rekate e mesatarja pra katёr e sa i pёrket maksimumit ai nuk ka limit tё caktuar sipas mendimit mё tё saktё sepse ky ёshtё prej namazeve vullnetarё (nafile) sikurse namazi i natёs”
Mirёpo shumica e dijetarëve e pёrfaqësojnё mendimin se ky namaz ka limit tё caktuar. Dijetarёt e medh’hebit Hanbeli dhe Maliki mendojnё se ato janё tetё (8) rekate pёr shkak hadithit tё Ummu Hanit e cila transmeton se i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) nё vitin e çlirimit tё Mekkes i fali tetё rekate tё namazit tё duahsё. {Buhari dhe Muslim}
Ndёrsa dijetarёt e medh’hebit Hanefi dhe Shafi (dhe nё njё transmetim tё hanbelive) mendojnë se janё dymbёdhjetё (12) pёrshkak hadithit tё Enesit ku i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem) tha:” Ai qё i falё 12 (dymbёdhjetё) rekate tё duhasё, atij do t’ia ndёrton Allahu njё pallat nё xhennet” {Shёnon Tirmidhiu,(poashtu Ibn Maxheh) Ibn Haxheri e klasifikon si tё mirё}
Pra mundet tё falen dy, katёr, gjashtё, tetё, dhjetё, dymbёdhjetё (2,4,6,8,10,12) dhe sipas mendimit mё tё saktё (Allahu e din mё mirё) aq sa dёshiron.
Koha e namazit te duhasё
Sa i pёrket kohёs sё namazit tё duhasё ajo hyn pas lindjes sё diellit pёr afёrsisht 12-15 min. Gjatё kёsaj kohe ёshtё ndaluar tё falet namaz (nafile) dhe patjetёr duhet pritur kjo kohё. Pastaj zgjatё deri para namazit tё drekёs pёr dhjetё minuta. Po ashtu nё kёtё fazё para hyrjes sё namazit tё drekёs ёshtё e ndaluar tё falet namaz. Mё e mira kohё pёr faljen namazit tё duhasё ёshtё paradita e vonshme, atёherё kur koha fillon tё nxehet mirё, siç e praktikonte i Dёrguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem). Nё atё kohё, kur sigurisht qё shumё njerёz janё tё preokopuar me çёshtje tё dunjas dhe tё pakujdesshëm ndaj çështjeve tё ahiretit.
Ёshtё e rrugёs qё ne t’i lutemi Allahut qё tё na bёj risk praktikimin e kёtij suneti tё fortё tё (Dёrguarit sal-Allahu alejhi we sel-lem) sepse vetёm Allahu na udhёzon nё kёtё sukses dhe vetёm Atij i takon falënderimi dhe lavdërimi!
Pёrgatiti: Hoxhё Ardian Elezi