Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhami

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhami

Pavarësisht situatës pandemike me COVID-19, namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhami, ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka lutur besimtarët myslimanë që t’i respektojnë masat antiCOVID, duke ruajtur distancën sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021. Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhami do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në orën 05:53 ndërsa xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit të Bajramit. Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat antiCOVID”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Hytben e Fitër Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë.