340166191_6454503361240945_6276422710677110517_n

NAMAZI I NATËS NË DHJETËSHIN E FUNDIT

Shumë prej xhamive namazin e natës në dhjetëshin e fundit e ndajnë në dy pjesë:

Ajo që ligjërohet është të falen të dy namazet (namazi i teravive në pjesën e parë të natës dhe namazi i natës në pjesën e tretë të natës), e ai që ka vështirësi t’i falë të dy namazet, më e mirë për të është ti japë përparësi namazit të natës në pjesën e fundit të natës.

Nëse frikohet që natën nuk do të mund të zgjohet, më mirë është ta falë namazin e teravive dhe vitrin para se të flejë.

Nuk ka pengesë që teravitë të falen në një xhami e namazi i natës në një xhami tjetër.

Nëse e përfundon namazin me imam në xhami, pastaj do që të falë namaz shtesë dhe e di që në xhami tjetër e përfundojnë namazin më vonë, nuk ka pengesë të shkojë të falet te xhamia tjetër, por nuk e përsërit vitrin.

Më e mira është që ai i cili falet pas imamit, ta përfundojë namazin e natës me imamin që e ka filluar namazin dhe jo të shkojë në xhami tjetër ta përfundojë namazin me imam tjetër, në mënyrë që ta marrë shpërblimin sikur të jetë falur tërë natën. Nëse imamët ndërrohen në një xhami, njëri i fal disa rekate pastaj tjetri i vazhdon të tjerat, llogaritet si ti kishte falur një imam. Nuk ka pengesë nëse e plotëson namazin në xhami tjetër, sidomos kur ka ndonjë dobi fetare.

Kush është i angazhuar me punë apo përton, apo nuk ka mundësi ta falë namazin në fund të natës me imam, për të mos e lënë, më e mira është ta falë vetë në shtëpi apo bashkërisht me familjen e tij, të përpiqet ta zgjasë sa të mundet dhe ta përfundojë me vitër, që mos t’i ikën shpërblimi.

Dr. Muhamed Salih el- Munexhid

Nga arabishtja: Irfan JAHIU