Rtv Pendimi

Namazi i natës në sheshin Ajasofja

STAMBOLL (AA) – Anëtarët e Shoqatës Rinia e Anadollit (AGD) në sheshin Ajasofja në Stamboll kanë falur namazin e natës për të shtypurit në Arakan, Halep dhe Gaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e organizatave të ndryshme të shoqërisë civile të udhëhequra nga AGD organizuan aktivitetin me sloganin “Mos harro edhe ato kanë ftohtë”. Pjesëmarrësit të cilët kanë falur namazin e natës, kanë kryer lutje për muslimanët në Arakan, Halep dhe Gaza.

Kryetari i AGD për degën e Stambollit, Ali Uğur Bulut, në një deklaratë në emër të grupit tha se mendjet dhe zemrat e muslimanëve janë dënuar në dëshpërim.

“Ne pikëllohemi kur vërejmë jetët e pafajshme që masakrohen në Gaza, trupat e masakruar në Arakan, muslimanët në Halep që janë braktisur në uri, mizori në vdekje si dhe trupat e pajetë që vërejmë nëpër bregdete të njerëzve që kanë ndërmarrë udhën në përpjekje për jetë”, është shprehur Bulut, duke theksuar se brengosjet nuk mund të parandalojnë këto që përjetohen.

Ai ka shtuar më tej se “Është përgjegjësi e të gjithëve që të tregojnë një rezistencë të drejtë dhe të ndershme pavarësisht se kush është persekutori dhe se nga vjen persekutimi. Persekutimi nuk mund të jetë i përhershëm. Është shumë e rëndësishme që ne të bashkojmë zemrat tona me vëllezërit tanë të pafajshëm. Duhet të mbështesim vëllezërit tanë që kanë rënë dëshmorë, dhe ata të cilët vazhdojnë rezistencën në një situatë të pasigurtë, pa shtëpi, të pa mbrojtur dhe në uri, në këto ditë të ftohta të dimrit.”

TË NGJAJSHME