Rtv Pendimi

NASIR ZDRUKTHËTARI DHE DY REKATET E DUHASË

Nasiri ishte një banor i Riadit. Ishte mysliman i mirë. Punonte si zdrukthëtar. Çdo ditë që punonte falte namazin e duhasë në xhami. Kur afrohej koha, mbyllte dyqanin dhe shkonte në xhaminë që e kishte pranë dyqanit dhe falej. Pastaj kthehej dhe punonte. Një ditë, në orën shtatë, kur vetëm po afrohej koha e namazit të duhasë, Nasiri mbylli dyqanin de shkoi në xhami. Mori abdes dhe filloi ta falte namazin. E mbaroi rekatën e parë dhe filloi ta alte rekatën e dytë. E vuri dorën e djathtë mbi të majtën dhe filloi leximin, por nuk e mbaroi dot. Meleku i vdekjes i kishte ardhur për t’ia marrë shpirti. Vdiq Nasiri në namaz. Dora e djathtë i mbeti mbi të majtën. Qëndroi ashtu për disa orë, gjegjësisht deri në namazin e drekës kur erdhën xhemati për tu falur. E morën dhe e dërguan në shtëpi. Filluan ta përgatisin për varrim. E dërguan për pastrim. Ia largonin duart për ta larë, por ato prapë ktheheshin njëra mbi tjetrën. E pështollën me qefin në këtë gjendje dhe e varrosën duke i patur duart njërën mbi tjetrën, mu ashtu sikur që ishte në namaz.

Sa vdekje e mirë!

A ka më mirë se të vdesësh duke e lutur Allahun, duke falë namazin?!

Ai do të ringjallet në këtë gjendje!

O Zot, na mundëso vdekje të mirë!

 

Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=12934&pgtyp=66

Përshtati: Sedat Islami

TË NGJAJSHME