Rtv Pendimi
Samet Tours
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

NATO mbështetje Gjeorgjisë, i bën thirrje Rusisë për tërheqjen e ushtarëve

Muslim Shop

Zv/sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, e cila ndodhet për takime zyrtare në Gjerogji, ka theksuar se japin mbështetje konkrete për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, ndërsa Rusisë i bëri thirrje që të “tërheqë ushtarët e saj” nga ky rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gottemoeller, në kuadër të takimeve në kryeqytetin Tbilis të Gjeorgjisë është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Davit Dondua.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit, Gottemoeller ka theksuar se NATO jep mbështetje për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, duke përfshirë edhe rajonet Abkhazia dhe Osetia Jugore.

“NATO mbështet plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë së njohur brenda kufijve ndërkombëtarë”, tha Gottemoeller.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se Rusia vazhdon të forcojë aktivitetet ushtarake në rajonin e Detit të Zi, Gottemoeller ka shprehur shqetësim nga kjo dhe se siguria e Detit të Zi për NATO-n është parësore.

“NATO mbështet plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë trupat nga vendi juaj”, tha ndër të tjera Gottemoeller.

Gottemoeller po ashtu ka shtuar se e ftojnë Gjeorgjinë që të vazhdojë e ecë në drejtimin që ka zgjedhur, sepse “ajo patjetër do të anëtarësohet në NATO”.

Edhe ministri Dondua ka bërë të ditur se me Gottemoeller kanë vlerësuar procesin e integrimit të Gjeorgjisë në NATO, zhvillimet në Abkhazia dhe Osetinë Jugore të cilat kanë shpallur pavarësinë e njëanshme nga Gjeorgjia, si dhe çështjen për sigurinë e Detit të Zi.

Ai gjithashtu tha se Gjeorgjia ka ndërmarrë hapa efektive në integrimin e saj në NATO dhe se vendi i ka të gjitha mekanizmat e nevojshme për tu anëtarësuar në këtë aleancë.

Në kuadër të vizitës së saj në Tbilisi, Gottemoeller do të takohet edhe me presidentin gjeorgjian, Giorgi Margvelashvili.

Të ngjajshme

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj