Rtv Pendimi
Vip Well
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

NATO përgatitet të pranojë anëtarin e 30-të

Muslim Shop

Aleanca e NATO-s po përgatitet të hapë dyert për anëtarin e 30-të në kuadër të politikave të “dyerve të hapura”, pas nënshkrimit të protokolit të anëtarësimit me Maqedoninë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Shkupi, rruga për në NATO e të cilit do të hapet me emrin “Maqedonia e Veriut” pas miratimit të protokolit në parlamentet e vendeve anëtare, fillimisht do të marrë pjesë në mbledhjet e aleancës si i ftuar, ndërsa më pas do të jetë anëtari i 30-të pas finalizimit të Marrëveshjes së Prespës dhe procedurave të tjera zyrtare.

Politika e “dyerve të hapur” e NATO-s përfshin disa kritere. Shtetet që kanë aspirata për t’u anëtarësuar në aleancë duhet të jenë “gjeografikisht në Evropë”, “të qeverisen me sistem demokratik” dhe “të kenë kapacitet dhe vullnet që do të sigurojnë kontribute për sigurinë e rajonit euroatlantik”.

– NATO u themelua kundër politikave të Bashkimit Sovjetik

NATO, e cila në prill të këtij viti do të shënojë 70 vjetorin e themelimit, u themelua në vitin 1949 me firmosjen e traktatit në Washington në vitin 1949 si reaksion ndaj shkatërrimit nga Lufta e Dytë Botërore dhe forcës ushtarake dhe politikës ekspansioniste të Bashkimit Sovjetik.

NATO përkufizon qëllimin themelor të saj si garantim i sigurisë dhe pavarësisë së shteteve anëtare përmes rrugëve ushtarake dhe politike.

Elementi që e bën NATO-n të dalluar dhe të rëndësishme si aleancë ushtarake del në pah me nenin 5 të Traktatit Veriatlantik, i cili parasheh angazhimin e përbashkët për mbrojtje. Ky nen parasheh mbrojtjen e aleatëve në raste sulmesh dhe mobilizim në rast se sulmohet madje një anëtar i vetëm, duke e cilësuar si sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Në historinë e aleancës, neni 5 është implementuar vetëm pas sulmit terrorist të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve

– 29 vende anëtare

Aktualisht, NATO ka 29 anëtarë. 12 shtetet që e themeluan organizatën në vitin 1949 ishin SHBA, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Britania.

Pak kohë pas themelimit, në vitin 1952, pjesë e NATO-s u bënë edhe Turqia dhe Greqia. Zgjerimi i NATO-s vazhdoi me Gjermaninë (1955), Spanjën (1982), Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë (1999), Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë (2004), Shqipërinë dhe Kroacinë (2009), si dhe Malin e Zi (2017).

Krahas Maqedonisë, shtetet aspirante për anëtarësim në aleancë janë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Ukraina.

Përveç vendeve anëtare, aleanca ka partneritet edhe me shumë shtete të tjera në rajonin veriatlantik, mesdhetar, dhe atë të Gjirit.

Në mesin e institucioneve dhe organizatave me të cilat NATO ka bashkëpunim është Bashkimi Evropian (BE), Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

– NATO “njëzëri” merr vendimet

Vendimet e NATO-s merren njëzëri nga 29 vendet anëtare. Aleatët çdo ditë në nivele dhe fusha të ndryshme zhvillojnë konsultime dhe marrin vendime në lidhje me problemet e sigurisë.

Çdo vend në selinë kryesore në Bruksel, zhvillon aktivitetet e saj me përfaqësitë e përhershme nën lidershipin e një ambasadori. Ambasadori në fjalë mbron në NATO interesat e vendit që përfaqëson, zhvillon konsultime dhe luan rol kyç në mekanizmin e vendimmarrjes.

Vendet, përveç misioneve të tyre diplomatike, zhvillojnë aktivitete edhe me anë të përfaqësive ushtarake.

Në selinë e NATO-s gjithashtu gjenden punonjës qendrorë. Nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, punonjësit qendrorë dhe përfaqësuesit e shteteve, duke ndarë mendimet dhe bërë bashkëpunim, formojnë vendimet e NATO-s.

Në selinë e re të NATO-s, e cila u bë funskionale vitin e kaluar, me një teknologji të përparuar në sipërfaqe prej 254 mijë metra katrorë, punojnë rreth katër mijë punonjës.

– NATO çdo dy vite zhvillon një samit

Samitet e NATO-s zhvillohen çdo dy vite në vendet anëtare të aleancës. Në këto samite marrin pjesë presidentët ose kryeministrat e vendeve anëtare.

Nga ana tjetër, çdo vit, ministrat e jashtëm dy herë dhe ministrat e mbrojtjes katër herë takohen në Bruksel. Ndërkaq, mbledhjet në nivelin e krerëve të shtabeve të përgjithshme zhvillohen dy herë në vit në selinë qendrore dhe një herë në ndonjë vend anëtar.

Liderët e NATO-s vitin e kaluar u takuan në Bruksel, ndërsa këtë vit në dhjetor pritet të takohen në Londër.

Të ngjajshme

Gati USHTRIA – Komisioni i sigurisë kalon tri ligjet për FSK-në

Kushtrim Guraj

Gaza, bie dëshmor një i ri palestinez

Kushtrim Guraj

Kolonët hebrenj vandalizojnë automjetet e palestinezëve

Kushtrim Guraj

Në Prishtinë me vrapim falënderohet NATO

Kushtrim Guraj

Të rinjtë nga Tetova që u nisën me biçikleta për në Haxh kthehen mbrapsht, Arabia Saudite nuk u jep vizë

Kushtrim Guraj

Burgosja e Dijetarit të njohur Dr. Sefer el-Havali

Kushtrim Guraj

Erdoğan mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit në Shkup

Kushtrim Guraj

Kosovë, kreu shtetëror diskuton për platformën e dialogut

Kushtrim Guraj

“Sulmi terrorist në Zelandën e Re ishte 11 shtatori i dytë”

Kushtrim Guraj