Si të largojmë mendimet negative ?!
Përpiquni ti shqyrtoni mendimet e juaja dhe do të shihni se jetën tuaj (dhe juve) ju kanë ngërthyer
pikërisht mendimet dhe besimet e juaja. Cilave mendime keni vendosur t’u besoni – ashtu do ta dini se
si e keni edhe jetën tuaj. Kuptoni se ju nuk jeni ato mendime që keni në kokë. Ju jeni ai/ajo që
mendon. Ju jeni vetëm një « marrës » i cili ato mendime i pranon ose nuk i pranon, zgjedh, drejton,
krijon , fton …..
Mendimet më dominuese që keni në secilën sferë të jetës përputhen me situatën në të cilën jeni ju.
Nëse mendoni se nuk keni para të mjaftueshme, se paraja është e keqe, se është vështirë të jetohet –
pikërisht ashtu edhe është, ajo bëhet e vërtetë dhe përmbajtja e jetës suaj, përveç nëse zgjidhni të
mendoni ndryshe.
Nëse mendoni se ju jeni të pafat në dashuri, gjithmonë gjeni persona të ligë jo të përshtatshëm, se nuk
jeni të denjë për dashuri, se jeni të pakënaqur, të palumtur…. Surprizë – mu kështu edhe do të jetoni.
Shqetësimet, mendimet e errëta, negative, janë mendimet e shejtanit. Ata sjellin siklet, rëndësi,
dekurajojnë dhe ju tërheqin gjith energjinë prej jush. Mundim, pikëllim, shqetësime, janë gjendje të
cilat duhet t’i njihni dhe t’i largoni.
Sure Araf ajeti – 201- Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata
përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
Receta për trajtimin ose parandalimin nga mendimet e tilla dhe aktivizimin e gjendjeve të rënda
shpirtërore është përkujtimi i Allahut dhe në çdo punë me të cilën është i kënaqur Allahu. Të jeni të
sigurtë se jeni të ruajtur dhe se do të ju jipet në varësi me besimin tuaj. Të jeni të sigurtë se ju jeni të
udhëzuar, dhe ashtu do të jetë. Kur të arrini sigurinë e mbrendshme, do të qetësoni mendjen. Me
qëllim zgjidhni në secilën gjendje të shihni gjithçka mirë, falënderim, udhëzim, mirësi, lumturi,
dashuri.
Kur të ndryshoni fokusimin tuaj, do të mundni mendimet e këqija. Ata nuk kanë fuqi në qoftë se nuk i
mendojmë. Ata manifestohen vetëm me ndihmën tuaj dhe ekzistojnë përmes jush – nëse ju kushtoni
vëmendje. Por në qoftë se ju i injorini ato, ato zhduken. Kërkoni mbrojtje te Allahu azze we xhel dhe
me vetëdije të plotë vendosni se do të jeni imun ndaj mendimeve të errëta dhe negativiteti. Vendosni
që nuk do t’i kushtoni vëmendje diçkaje që ju helmon juve dhe jetën tuaj.
Injorimi i mendimeve negative don të thotë vdekja e tyre. Ju nuk duhet të preokupoheni me ato
mendime por as të luftoni kundër tyre. Ju vetëm duhet të shihni ato si dikush që është i vetëdijshëm se
ju mund të zgjidhni mes opcionit po ose jo dhe pastaj i len të shkojnë këto mendime pa u dhënë atyre
rëndësinë. Gjithashtu mos i jepni asgjëje nga jashtë forcë të depërtojë te ju, ndër to edhe mendimeve
negative, gjykimeve, pesimismit dhe interpretimeve.
Le të refuzohen prej jush në tërësi, kala mbrojtëse ju keni Allahun e Lartësuar. Do të refuzohen në atë
mënyrë që ju i vëreni dhe thjesht largoheni prej tyre pa u ndeshur me to, sepse e dini se ata nuk janë
interesante për ju apo nuk janë të rëndësishme dhe se ata mund të mbijetojnë vetëm me vëmendjen
tuaj. Prandaj – injoroni – kjo është kurimi më i mirë për mendimet negative.
Duhet t’i njohim edhe mendimet që janë si rezultat i bindjes ndaj nefsit. Nefsit(shpirtit) i pëlqen
rehatia, I pëlqen të lehtësojë, të pushojë, të jetë i rrethuar me bollëk, pa marrë parasysh se çfarë
pasojash i vijnë më pas. Por ajo që është e lehtë në fillim dhe e ëmbël, nuk është domosdoshmërisht e
mirë. Pasionet janë joshëse dhe e zvarrisin njeriun në humnerë. Prandaj është e nevojshme për t’i
rezistuar pasionet dhe nefsin (shpirtin) përmes luftës dhe dialogut (duke i bërë pyetje vetvetes se çka
humb dhe çka fiton nga këto raste).
Në zonën e rehatisë në të cilën anon nefsi(shpirti), ju mund të pushoni, por mundeni edhe të ngecni në
të njëjtin vend. Problemet lindin nëse komoditeti dhe rehatija dalin nga kontrolli, kështu që personi ha
shumë, pi, jipet pas veseve të ndryshme, gjithmonë në dëmin e vetvetes. Kur ju duhet të punoni, ju
pushoni, përtoni, kur duhet të vendosni diçka ju e zvarritni atë. Shikuar në një afat të gjatë, nefsi thur
rrjetin rreth jush që ju të jeni të varur nga pasionet e juaja, kështu që ju të jeni të mvarur nga ndjenjat e
juaja, humbni kontrollin e vetes dhe jetës tuaj dhe bëheni të pakënaqur.
Jeta nuk toleron stagnimin, nëse nuk lëvizni, do të fillojë të ju kthejë me gjëra të cilat nuk janë të
preferuara dhe të shtrenjta për ju. Për nefsin gjithmonë ekzistojnë thëniet sikur që janë: “nesër kam për
ta bërë”,” prej nesër do të punoj ndryshe” dhe të ngjashme. Por për rehati dhe përtaci gjithmonë ka
kohë, kështu ju hiqet kontrolli prej jush dhe ngadal ngadal fillon të ju urdhërojë, nëse ju lejoni. Këto
janë të gjitha situatat ku duhet të rezistosh për të pasur kontroll mbi veten.
Kur shpirti vjen në nivelin e vetëdijes, kur me fuqinë e dëshirës rezistojmë çdo të keqe, atëherë do të
ndjeni paqë, liri, entuziazëm, fuqi, dashuri, lidhje me të gjithë njerëzit, do të jeni plotësisht i
vetëdijshmëm se ju jeni një krijim i Allahut të Lartësuar dhe të tillët janë të lumtur dhe të mbrojtur.
Nuk jeni më viktimë dhe jetoni me ankth, por pranoni gjithçka me besim, por edhe merni pjesë në
krijimin e vetvetes dhe jetës tuaj.
Kujdesuni për mendimet sikur kujdeseni për paratë – mos blini me to trishtim, ankth dhe frikë. Çmimi
është shumë i shtrenjtë.
Ka edhe mendime pozitive që vijnë në shpirt si frymëzim prej engjujve. Atëherë ndjeni siguri, qetësi,
kënaqësi, lumturi dhe frymëzim për të bërë mirë. Këto frymëzime janë gjithmonë lajme të mira,
gjithmonë ju ngushëllojnë dhe ju japin energji të bëni mirë për veten dhe për të tjerët. Përmes këtyre
frymëzimeve ju merrni perceptimin se gjithçka është në rregull dhe se Allahu është gjithmonë me ju,
se ju ruan dhe vëzhgon mbi ju. Nës kalitni këtë gjë në mendjen tuaj se Allahu i Lartësuar ju mbron dhe
ju udhëzon, ju kujtoni Allahun, ju jeni atëherë në shoqërimin e engjujve dhe sigurisht se do të jeni të
sigurtë, të udhëzuar dhe të mbrojtur.
Nëse shikoni jetën e njerëzve të tjerë dhe vjedhurazi zhyteni në “mendjen” e tyre përmes fjalëve dhe
veprave të tyre, atëherë ju bëhet absolutisht e qartë se ashtu si mendoni – ashtu edhe do të bëheni. Nuk
kam parë asnjë person që ka qenë produktiv e të ketë mendime suicidale (vetëvrasje), apo të insistojnë
nga jeta. Njerëzit e lumtur kanë një mendim të veçantë dhe retorikë, ata nuk i dëgjon të ndjehen si
viktima dhe nuk i sheh t’i dorëzohen dëshpërimit dhe dhimbjes. E gjithë fuqia e tyre është drejtuar në
zgjidhjet e ndryshme, në veprim, në mirënjohje, në vizion të asaj çka dëshirojnë të arrijnë, punojnë dhe
posedojnë.
Shikoni në mënyrë kritike jetën tuaj dhe ju do të kuptoni se jeta juaj është rezultat i mendimeve dhe
besimeve tuaja. E gjithë ajo që keni mbjellur në tokën e mendjes tuaj ka mbirë në fushat e jetës tuaj dhe
nëse nuk jeni i kënaqur me frutat e mbledhura, mos fajësoni askend përpos vetvetes. Allahu i Lartësuar
u dha të gjithëve aftësi dhe kapacitete të barabarta, dhe secili prej nesh është i pajisur me dhurata që janë
në pritje për t’u zbuluar dhe për t’u shfrytëzuar në të mirë. Fakti që disa njerëz janë më aktiv në këtë
drejtim, e disa më pak, se disa janë mirënjohës dhe disa janë të mbushur me hidhërim, se disa janë të
mbushur me besim e të tjerët nuk duan të besojnë – është zgjidhje personale. Secili është farkatar i fatit
të vet:
Sure Fussilet Ajeti 46: Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes,
e Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve.
Mesazhi:
Qëllimisht zgjidhni mendimet me të cilat ndjeheni mirë, me anë të emocioneve dhe do të shihni se nuk
jeni ushtar (lojën e shahut) në jetën tuaj, por pjesëmarrës në çdo gjë që ju ndodh. Për çdo gjë nevojitet
pëlqimi juaj, jeni ose nuk jeni i vetëdijshëm për këtë gjë.
Jeta e zemrës vijon përmes shpresës. Pra, zemra jeton me shpresë. Shpresa është besim me plot
dëlirësi e pastërti i njeriut në bujarinë e Allahut. Ai, me gjuhën e Profetit që e dërgoi si mëshirë për
botët, na e bën kështu të njohur bujarinë e Vet:
“O robi im! Për sa kohë që më adhuron Mua, që ke shpresë tek Unë dhe nuk më shoqëron kurrfarë
ortaku në adhurim, Unë t’i fal gabimet dhe mëkatet. Edhe në më ardhsh me gabime e mëkate plot sa
krejt toka, Unë të pres me falje në po ato përmasa, tregoj mëshirë dhe nuk shqetësohem.”
I ka thënë Davudit a.s. Allahu azze we xhel….
“Pasha Madhërinë Time nëse dikush apo Kushdo kërkon vetëm prej meje dhe nuk i mbështetje askujt
përveç meje, edhe nëse çohen e gjithë bota kundër tij, nuk do të mund të gjej asgjë atë nëse më
mbështetet mua plotsisht dhe e kundërta.”
Davudi a.s. në lutjen e tij thoshte:
„ O Zoti im, kush banon në shtëpinë Tënde dhe prej kujt e pranon Namazin?“
Allahu xh.sh., i shpalli:
“ O Davud, kush i përulet madhërisë Sime dhe ditën e kalon duke më përmendur Mua; dhe veten e
largon nga lakmia; dhe për Mua e ushqen të uriturin; e mbron të mjerin; ka mëshirë ndaj fatkeqit – ai
banon në shtëpinë Time dhe ia pranoj namazin e tij.
Ky është ai që nuri (drita) e tij shndrit në qiej si Dielli.
Nëse më thërret, Unë i përgjigjem; nëse më kërkon diçka, Unë ia jap.
Në padituri i jap kujdes,në harresë – përkujtime, në errësirë – dritë.
Shembulli i tij në mes njerëzve është sikurse Firdeusi në lartësitë e Xheneteve, lumenjtë e të cilëve nuk
thahen, ndërsa frutat nuk ndryshohen.”
Fakti se Allahu është i mëshirshëm e i dhembshur, përbën për besimtarin burimin më themelor të
shpresës. Shpresa ka të bëjë me zbulimin prej njeriut të shpirtit të vet dhe me perceptimin e pushtetit
që ai zotëron. Me këtë perceptim, njeriu kalon në marrëdhënie me Pushtetin e Pafundëm përtej
kozmosit dhe me të ia del që të mbërrijë një forcë që i mjafton për gjithçka. Në sajë të gjithë kësaj,
grimca diellore, pika e ujit, çdo pjesë e së tërës kthehet në një frymë të gjithësisë.
Profeti Adem (paqja qoftë mbi të!), në një kohë kur qielli iu err, vullneti iu thye dhe shpirti i erdhi në
buzë, u shkund me shpresë, tha:
“I bëra keq vetes sime” (Araf, 23) dhe shpëtoi.
Ndërsa djalli, mungesën e shpresës, gjakun e qelbin që i rridhte prej shpirti i mbajti e i shllapuriti
brenda vetes dhe së fundi u mbyt në to.
Prej cilësive fisnike dhe tipareve të lavdëruara me të cilat Allahu i Madhëruar e begatoi Profetin e Tij
madhështor, është karakteri i optimizmit; Profeti a.s. ishte shpresues në të gjitha çështjet dhe situatat e
tij, në qëndrim apo udhëtim, në luftë apo paqe, në uri apo etje. Në transmetimet e sakta vjen argumenti
mbi vërtetësinë e këtij fakti.
I Dërguari i Allahut a.s. në rrethanat dhe situatat më të vështira, i përgëzon sahabët (shokët) e tij me
triumf dhe fitore kundër armiqve.
Pas gjithë kësaj na mbetet të themi se njerëzit janë vërtet të nevojshëm që ta ndjekin jetëshkrimin e
Profetit tonë a.s.:
Sure Ahzab ajeti 21“Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që
shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”
Të jesh optimist, do të thotë ta shohësh të ardhmen plot shpresë. Optimizmi është një fjalë pozitive, e
cila buron nga zemra dhe gjuha e njeriut. Optimizmi është vetëm një fjalë, e fjala është jetë. Për
rrjedhojë, optimizmi është jetë.
Tirmidhiu dhe Ibnu Maxheh, transmetojnë nga Hasen ibnu Ebi Seid, se i dërguari i Allahut a.s ka
thënë:”Kur gdhin biri i Ademit, të gjithë gjymtyrët i adresohen gjuhës duke i thënë:”Kij frikë Zotin,
pasi përderisa je orientuar mirë ti, jemi të orientuar mirë dhe neve, e nëse devijon ti, kemi devijuar dhe
neve.”
Ky hadith, është një ndër tekstet që theksojnë rëndësinë e fjalës, gjuhës dhe optimizmit me gojë në
jetën ne njeriut. Që këtu, mund të themi lirshëm se: Ajo që thua do të ndodhë dhe atë që dëshiron të
ndodhë, duhet ta shprehësh me gojë.
Ata që duan të bëjnë një jetë të lumtur dhe të suksesshme, duhet ta përjetojnë fillimisht me gjuhën e
tyre, që t’ju shndërrohet në një ves. S’ka përse të lodhesh dhe mërzitesh nga përsëritja e fjalëve:
”Unë jam i suksesshëm, unë jam i lumtur.”
Origjinali: Priroda misljenja – Alma Taletovic
Përktheu dhe përshtati nga gjuha boshnjake – Suzana Hasani