Ndalesë e pjesshme për automjetet dizel në Berlin

Ndalesë e pjesshme për automjetet dizel në Berlin

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, është marrë vendim për ndalesë të pjesshme për dalje në trafik të automjeteve dizel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Administrative e Berlinit, vendosi që të ndalohet dalja e automjeteve dizel në trafik në disa rrugë deri më 1 qershor të vitit të ardhshëm.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Berlini duhet të bëjë rregullimet e nevojshme.

Vendimi i gjykatës është i hapur për apel.

Sipas legjislacionit evropian të emetimit të gazrave nga automjetet, për automjetet e kategorisë “Euro 6” që emetojnë më së paku gaz në mesin e motorëve me naftë, nuk do të zbatohet kjo ndalesë.

Gjykata Federale Administrative në qytetin gjerman Leipzig, më 27 shkurt vendosi se mund të merret vendimi për ndalesë për automjetet dizel në qytetet ku është intensive ndotja e ajrit.