Rtv Pendimi
Vip Well
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

Ndalimi i simbolit Rabia dhe të “Ujqërve Gri” në Austri shkakton reagime

Muslim Shop

Vendimi i Austrisë për të ndaluar përdorimin e shenjës Rabia, simbol anti-puçist, dhe përshëndetjen nacionaliste të “Ujqëve Gri” të Turqisë ka shkaktuar reagime të shumta.

Tre ditë më parë, “Ligji i Simboleve” i vitit 2014, që i ndalon simbolet e organizatave ekstremiste në Austri, u miratua pas një votimi në Këshillin Kombëtar Austriak. Ligji fillimisht hyri në fuqi në vitin 2015 dhe synonte të parandalonte propagandat pro organizatave terroriste DEASH dhe Al-Kaeda, por u ndryshua dhe zgjeroi përfshirjen me ardhjen e qeverisë së ekstremit të djathtë në këtë vend.

Në kuadër të ligjit të ri, i miratuar nën emrin “lufta kundër ekstremizmit dhe islamit politik”, përfshihen simbolet e organizatës terroriste PKK, krahut të armatosur të Hezbollahut në Liban, lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, nacionalistëve kroatë Ustasha, Vëllezërve Muslimanë dhe Federatës Turke në Austri (krahu i lëvizjes nacionalise turke “Ujqërit Gri” në Austri).

Shkelja e ligjit të ri do të ndëshkohet me gjobë deri në 4.000 mijë euro dhe burgim prej një muaji, ndërsa përsëritja e shkeljes përfshin gjobë deri në 10.000 euro dhe burgim deri në gjashtë muaj.

Turqia ka reaguar në lidhje me çështjen, duke thënë se simboli Rabia dhe ai i Ujqërve Gri nuk janë aspak të lidhura me ekstremizmin, por përshëndeti përfshirjen e simbleve të organizatës terroriste PKK në kuadër të ligjit.

Shenja Rabia, gjest me katër gishta, u bë simbol botëror për protestuesit kundër puçeve në gjithë botën pasi u përdor për herë të parë nga protestuesit egjiptianë kundër puçit ushtarak që rrëzoi nga detyra Muhamed Mursin në korrik të vitit 2013.

Ndërkohë, shumë persona kanë shprehur indinjatë për ndalimin që do t’u vihet simbolit Rabia dhe atij të Ujqërve Gri. Qëndrimi i qeverisë së djathtë ekstreme në Austri ndaj grupeve që nuk kanë aspak lidhje me ekstremizmin dhe terrorizmin është komentuar si përpjekje për të mbuluar problemet e vërteta të shoqërisë duke krijuar agjendë artificiale mbi muslimanët dhe turqit në vend.

  • “Ligji vë në shënjestër muslimanët”

Ferid Hafız, politolog dhe hulumtues i lartë në Universitetin Georgetown, tha për Anadolu Agency (AA) se ligji nuk specifikon saktë se cilat simbole do t’i ndalojë, por duke pasur parasysh përmendjen e Vëllezërve Muslimanë dhe Federatës Turke të Austrisë, nënkuptohet ndalesa e simbolit Rabia dhe atij të Ujqërve Gri.

“Sipas një neni të ligjit, ministri i Brendshëm mund të definojë cilindo grup apo subjekt si ekstremist dhe ta ndalojë atë. Kjo gjendje është më e rrezikshme se ndalimi i simbolit Rabia apo ndonjë simboli tjetër. Në veçanti, ligji që nënkuptohet se vë në shënjestër muslimanët, synon t’ia prishë qetësinë komunitetit musliman”, thotë Hafız.

Megjithatë, thotë Hafız, ligji nuk i ndalon grupet ekstremiste të Austrisë, apo simbolet e tyre.

“Qeveria, e cila pohon se lufton subjektet nga vende të ndryshme, nuk bën asgjë kundër ekstremistëve të djathtë të saj”, shprehet ai.

“Nëse do të vendoset ndonjë ndalesë, atëherë ajo duhet zbatuar për të gjithë, jo vetëm ndaj një grupi të caktuar. Kjo hedh në ujë pretendimet e qeverisë se lufton ekstremizmin”, shton Hafız.

Ndërkohë, Murat Durdu, kryetar i Partisë HAK (Atdheu i të Gjitha Kulturave) me qendër në rajonin Vorarlberg, tregon se Federata Turke e Austrisë është themeluar në vitin 1978 dhe shton se grupi në fjalë nuk është përfshirë në asnjë krim apo vepër ekstremiste deri më tani.

Përkundrazi, thekson ai, Ujqërit Gri vazhdimisht organizojnë aktivitete kulturore për të penguar devijimin e të rinjve në rrugë të këqija dhe jashtë kësaj, ata nuk ndërmarrin asnjë vepër joligjore dhe kundër shtetit austriak.

Sipas Durdu, me ligjin e miratuar synohet që muslimanët dhe turqit të tregohen si grupe që kryejnë krime.

“Përpiqen që një gjendje të paqenë ta shfaqin si problem. Përpiqen të krijojnë politikë të aktualizuar një problem të paqenë, siç ishte mbulesa në kopshte fëmijësh. Edhe ndalesa e simboleve, edhe ajo e mbulesës, janë produkt i një politike jopjellore”, thekson Durdu.

Po ashtu, edhe aktivisti dhe shkrimtari Willhelm Lagthaler e cilësoi si antidemokratik ndalesën e simboleve.

Aktivist ve yazar Willhelm Lagthaler da sembol yasasını “anti demokratik bir uygulama” diye nitelendirerek her türlü siyasi oluşuma yönelik yasağa karşı olduğunu ifade etti.

Lagthaler theksoi se qeveria ekstreme e djathtë ka intensifikuar polarizimin në shoqëri duke vënë në shënjestër disa grupe të caktuara në vend me ndalesa si ajo e simboleve dhe shamisë.

Të ngjajshme

Shkup, realizohet shëtitje me biçikletë nëpër Çair

Kushtrim Guraj

Parlamenti turk ratifikon ligjin e ri për shërbimin ushtarak

Kushtrim Guraj

Kufiri SHBA-Meksikë, vijë kufitare e vdekjeve të pandërprera të emigrantëve

Kushtrim Guraj

Erdoğan dhe Trump do të takohen në Samitin G-20 në Japoni

Kushtrim Guraj

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj