Rtv Pendimi

NDALOHET RREPTËSISHT SHPALOSJA DHE PËRHAPJA E FSHEHTËSIVE BASHKËSHORTORE

NDALOHET RREPTËSISHT SHPALOSJA DHE PËRHAPJA E FSHEHTËSIVE BASHKËSHORTORE

Allahu i madhëruar, thotë:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ ۚ فَالصَّالِحَاتُ قَانِتَاتٌ حَافِظَاتٌ لِلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ اللَّهُ ۚ وَاللَّاتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ ۖ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا ۗ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا.

” Meshkujt udhëheqin (dhe përkujdesën) për grtë, meqë Allahu i ka graduar (meshkujt) me disa cilësi (si fuqia fizike e tyre) mbi ato, – dhe, meqë ata shpenzojnë pasurnë e tyre (për furnizim) gra të mira janë ato që i përulën (Allahut), ruajnë fshehtësitë (sekretet), që ka urdhëruar Allahu.
E, për ato gra, që i frikësoheni kundërshtimit (të tyre), – këshilloni ato, bojkotoni në shtrat dhe rrihni ato (lehtas, – si për shembull, me brushë të dhëmbëve).
E, nëse ato ju bindën, atëherë mos ndiqni kundër tyre kurrfarë rruge (mos ua kujtoni gabimet).
Se, Allahu, me të vërtetë, është i lartësuar dhe i madhëruar!”
(Nisa: 34).

Transmetohet nga Ebu Seidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Njeriu më i keq dhe me pozitë më të ulët tek Allahu në Ditën e Kiametit, është ai i cili i afrohet gruas së tij dhe ajo i afrohet atij, e pas këtij afrimi(kontaktit seksual), ata(burri dhe gruaja) përhapin fshehtësitë e njëri tjetrit.”

Në një transmetim tjetër qëndron kështu:
” Amaneti më i madh(i cili nuk mbahet, thehet, shkelet), tek Allahu në Ditën e Kiametit është:
Kur njeriu i afrohet gruas së tij si dhe ajo i afrohet burrit të saj, e pastaj ata përhapin fshehtësitë e tyre(gjestet, veprat të cilat veprohen gjatë kontaktit seksual, etj).”
(Shënon: Muslimi: 1437, Ebu Davudi: 4870).

Transmetohet nga Esma binti(vajza e) Jezid,- Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se kishte qenë tek i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- përreth tij ishin ulur disa burra me gratë e tyre, dhe tha:
” Ndoshta ndonjêri burrë tregon se çfarë bën me familjên e tij(gruan e tij), si dhe ndonjë grua tregon se çfarë bën me burrin e saj.”
Ata që ishin të pranishëm heshtën të gjithë.
Esma thotë, dhe unë thashë: Po, pasha Allahun o i Dërguar i Allahut! Burrat dhe gratë e veprojnê një gjë të tillë(dmth, tregojnë fshehtsitë e tyre).
Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha:
” Mos e veproni një gjë të tillë(mos i shpalosni fshehtësit bashkëshortore), sepse një veprim i tillë, është i ngjashëm me shembullin e një shejtanit i cili e takon një shejtanesh(femër) me të cilën dëfrehet(haptas), kurse njerëzit i shikojnë(ata).”
(Shënon Imam Ahmedi: 27036, dhe Imam Ahmedi transmeton përmes Shehr ibn Hausheb).

Autori: Muhamed Ahmed el Adeui
Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

TË NGJAJSHME