Ndarësi i përpikt

Ndarësi i përpikt i drejtësisë (Faruku) Umer, një ditë prej ditësh dëshiroi që t’i bëjë një inspektim ushtrisë së tij që ishte e vendosur në Sham (Siria,Libani dhe Palestina e tanishme)…
I hypi mjetit transportues që kishte dhe arriti në afërsi të Shamit;
-U strehua te shoku i tij, sehabijju i njohur Ebu Ubejde bin Xherrah, i cili ishte komandant i ushtrisë.
-Ai, i dëshiroi mirëseardhje dhe ishte koha e drekës,
Dikush nga personat që ishte aty e pyeti Umer ibnul Khatabin, çka t’ju sjellim për të ngrërë, a dëshironi ushqim të ushtrisë, çka hanë ushtarët apo ushqim të komandantit të ushtrisë??
-I befasuar hazreti Umeri i tha ma sjell ushqimin e ushtrisë!
Ia sollën ushqimin e ushtrisë, aty ishte supa, çorba,mishi etj.
-Umeri tha: A ky është ushqimi i i ushtrisë?
– Po, i thanë, o kujdestari (Emiri) i besimtarëve …
-Atëherë i befasuar u tha, ma sillni ushqimin e komandantit të ushtrisë..
Erdhën, ia sollën ca kore të thata të bukës dhe pak qumësht…!!!
-Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të, i emocionuar thellë) qau, qau shumë dhe tha.
E KA THËNË TË VËRTETËN AI QË TË KA QUAJTUR BESNIK TË KËTIJ YMMETI
-Kur u kthye në shtëpi tha:
NA E NDRYSHOVE DYNJAN TI, O EBA UBEJDE! (përfundon teksti i hadithul ether)

Allahu i pastë mëshiruar burrat e tillë!
Athua e kuptuat se cila ishte arsyeja e suksesit dhe fitoreve triumfuese të këtyre burrave dhe ku qendron arsyeja që ne myslimanët jemi bërë ashtu siç po shihet edhe nga të verbërit…(figurative pa keqkuptim)
Tekstin nga arabishtja e përshtati dhe shqipëroi F.Flugaj)