Rtv Pendimi

NDËRGJEGJJA NË KRIZË

Njerëzimi sot është në kriza të shumta prej të cilave më e dukshmja është ajo e ndërgjegjes. Kjo manifestohet në qëndrime individuale dhe kolektive. Pasojat e kësaj krize janë me kosto shumë të lartë.
Njeriu, i këtillë pa ndërgjegje, mbetet e vetmja qenie e cila është në gjendje të bëjë mizori, të vrasë dhe të shkatërrojë pa arsye. Dhe kur nuk funksionon ndërgjegja, ai këtë e bën më tmerrshëm se cilado bishë.
Pra, ndërgjegja dhe arsyeja që janë dy përparësitë kryesore të qenies njeri, në mungesë apo kur çrregullohen bëhen shkaku pse njeeiu bëhet i egër, arrogant, i dhunshëm dha tmerrësisht agresiv dhe e gjithë aftësitë e tija vihen në “shërbim” të shkatërrimit.

TË NGJAJSHME