Rtv Pendimi
Lajme

Ndërron jetë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

PRISHTINË (AA) – Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i FFK-së Vokrri u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare. Lajmin e hidhur për vdekjen e Vokrrit për AA e konfirmoi zëdhënësi i FFK-së Fazli Berisha.

Sipas mediave lokale Vokrri ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një sulmi në zemër.

– Vokrri, legjenda e futbollit kosovar

Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë të Kosovës. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë. Më pas në vitin 1980 kaloi tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe shënoi 22 gola.

Periudha e viteve të 80-ta ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992.

Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai, u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori postin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Gjatë kryesimit të tij në FFK, Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA.

Të ngjajshme

Malajzia i dërgon Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza donacion

Kushtrim Guraj

Shkup, protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Kushtrim Guraj

Turqia do t’i përgjigjet çdo intervenimi në Mesdheun Lindor

Kushtrim Guraj

Liderët kosovarë mirëpresin takimin Kosovë-Serbi në Washington

Kushtrim Guraj

Takim Kosovë-Serbi në Washington më 2 shtator

Kushtrim Guraj

Erdoğan diskuton zhvillimet në Mesdheun Lindor me kreun e Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

Ministri Selimi takon ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar

Kushtrim Guraj

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Kushtrim Guraj

Turqia do t’i rihapë shkollat më 21 shtator

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU