Ka ndërruar jetë në moshën 112 vjeçare Xhemile Susuri, gruaja më e vjetër në Kosovë.
Xhemile Susuri ka lindur në vitin 1910 në Kukës të Shqipërisë dhe më vonë u martua në Zhur të Prizrenit.
Edhe pse personi ndoshta më në moshë jo vetëm në vendin tonë, deri para pak vitesh ka agjëruar në muajin e Ramazanit dhe bënte punë dore.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur nipi i saj, Lulzim Susuri.
“Ju njoftojmë se sot ndërroi jetë lokja jonë XHEMILE KALOSHI – Susuri (1910- 2022)
Neve nuk themi veçse ato fjalë që e kënaqin Allahun:
“ELHAMDULILAH”
Varrimi bëhet nesër (e hënë 28 shkurt) në fshatin Zhur- Prizren”, ka shkruar nipi i saj Hoxhë Lulzim Susuri.