Ndihma turke për viktimat e tërmetit arriti sot në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndihma e përbërë nga 272 ngrohës u dërgua nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Një tërmet i fuqishëm 6,3 ballësh të martën tronditi qytetin kroat Petrinja ku humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 27 të tjerë.
Ambasadori i Turqisë në Zagreb, Mustafa Babür Hızlan, tha se ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet përkatëse menjëherë pas tërmetit për dërgimin e ndihmës së parë.
Hızlan gjithashtu tha se pas bisedimeve midis ministrave të Brendshëm u përcaktua që ngrohësit elektrikë janë më të nevojshmit për viktimat.
Ambasadori turk shtoi se AFAD do të dërgojë gjithashtu 480 çadra për viktimat, si dhe shtëpi-kontejnerë.
Përpos kësaj, Agjencia turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) shpërndau 500 batanije për viktimat.