Minimalisht një kafe në ditë është pjesë e rutinës së çdokujt. Ajo jo vetëm na mban zgjuar, por edhe na ndihmon me shumë aspekte dhe procese të rëndësishme në organizmin tonë.
Në këtë material do t’ju listojmë disa përfitime prej konsumit të kafesë çdo mëngjes, ose në vaktet e tjerë, por të konsumuar përditë.
Ajo përshpejton metabolizmin. Të gjithë zgjohemi dhe qëndrojmë për pak kohë të përgjumur, por nëse marrim një kafe në mëngjes fillojmë të ndihemi më energjikë. Edhe pse energjia nuk zgjat shumë, sërish mjafton për të na bërë të çohemi nga krevati, transmeton kp.
Kafja ndihmon në reduktimin e sëmundjeve në tru. Studimet tregojnë se të pish 3-5 filxhanë kafe në ditë redukton rrezikun për të zhvilluar sëmundjen e Alzhaimerit dhe sklerozës me rreth 65% në moshën e mesme tek meshkujt dhe femrat. Studime të tjera tregojnë edhe ulje të riskut për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit me rreth 32-60%.
Të bën të ndihesh mirë. Një studim i bërë nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se meshkujt dhe femrat që konsumojnë përditë kafe, kanë një risk më të ulët me rreth 50% për të kryer vetëvrasje. Kafja përmban antioksidantë dhe përbërës të shëndetshëm, si vitamina B1, B2, B3 dhe B5, si dhe kalium dhe magnez.
Ulin riskun për zhvillimin e kancerit. Një tjetër studim ka zbuluar se të pish katër ose më tepër filxhanë kafe në ditë, ke 20% risk më të ulët për zhvillimin e melanomave malinje, të cilat janë forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës në SHBA. Nga ana tjetër, kafja zvogëlon edhe mundësitë për zhvillimin e hepatokarcinomave, ose kancerit të mëlçisë.
Kafja redukton rrezikun për zhvillimin e diabetit melit tip 2. Sërish sipas studimit të mbajtur në Harvard, njerëzit që konsumojnë përditë kafe, kanë 11% më pak mundësi për të zhvilluar diabet melit tip 2, krahasuar me ata që nuk konsumojnë kafe gjatë ditës së tyre.