NDJENJA TË SHKËLQYERA…

-Të marr abdes dhe të qëndroj para Allahut me përulësi dhe gjoks të hapur, duke u kënaqur me namaz.

-Të eci me hixhabin tim të gjerë e mbuluar si margaritar, nuk më intereson tërheqja e shikimeve të njerëzve mbi mua, sepse kënaqësia e Allahut për mua është më e madhe.
-Të vendos faqen time mbi shuplakën e ngrohtë të dorës së nënës time, ta puth atë duke qenë ajo e kënaqur me mua.
– Dua që babai im të jetë krenar me moralin tim vazhdimisht, të ketë besim në sjelljet e mia dhe në ruajtjen e emanetit.
-Të kem shoqëri të ndershme dhe së bashku të shpërndajme nektarin e Kuranit dhe të shijojme kënaqësinë e imanit, dhe kështu të vazhdojmë rrugën e adhurimit ndaj Allahut.

– Të lëmoj kokën e jetimit, të ndihmoj të varfrit dhe bonjakët, të bart mbi supe brengat e vejushave dhe të jem për ato si drita në errësirë.

– Të fshij me dorën time lotin e pikëllimit, e të mbjell në vend të tij ndjenjën e shpresës, që buzëqeshja të ndriçojë në mes lotëve, në fund të gëzohem, sepse unë ia dola.
-Të mos ul kokën përveç para Allahut dhe të mos përulem përveçse në sexhde.
-Të di, se koha e gëzimit, edhe nëse vonohet, nuk do të thotë se ajo nuk vjen, dhe çdo dëshirë e imja është në pritje, dhe tek Allahu nuk humbin dëshirat e mia.
-Të mos merakosem që jam e vetme, edhe hëna është e vetme, por përkundër vetmisë së saj ajo është gjëja më e bukur në qiell.
– Të ulem me qetësi, të ngrej duart e mia drejt Allahut me lutje, që të më vijë lumturia.
-Të mësoj se nuk duhet të mërzitem dhe brengosem për asgjë përveçse për mëkatet e mia, e të vazhdoj me istigfar (kërkim falje tek Allahu).
-Të bëj diçka të dobishme me duart dhe gishtrinjtë e mia, të madhëroj Allahun me gishtrinj, të jap lëmoshë me dorë, të shkruaj atë që e kënaq Zotin tim.
-Të ndiej se jam në rrugë të drejtë, edhe nëse mëkatoj dhe lë mangut diçka, apo nëse bëj keq dhe largohem, sepse sado që çaloj prapë do të mbërrij në fund, sepse e kam zgjedhur rrugën dhe kam kërkuar me vendosmëri në sexhde nga Zoti im.

Përshtati: Valdet Kamberi