NDJESË, O JU NJERËZ, NDJESË

I martuari thotë se sikur t’i kthehesha edhe një herë beqarisë.

Beqari thotë se kur do të martohem dhe të rehatohem.

Pasaniku thotë se si edhe një herë ta shijoj kënaqësinë e qetësisë.

I varfri thotë se sikur të bëhesha  pasanik dhe ta jetoja jetën.

Plaku thotë se sikur ta ktheja edhe një herë rininë.

I riu thotë se ku të më kthehet edhe një herë fëmijëria, pa përgjegjësi. I tëri preokupimi im të jetë loja dhe dëfrimi.

Fëmija thotë se kur do të rritem.

I gjalli thotë se sikur të kisha vdekur dhe të rehatohesha nga kjo dynja.

I vdekuri shpreson të kthehet edhe një herë në dynja dhe ta kompensojë atë që i kaloi.

Ndjesë, o ju njerëz, ndjesë! Kur do të ndjeheni me bindje e të pajtoheni me gjendjen që keni?! Mos harro se ti je ai që je!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU