Rtv Pendimi
Lajme

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Disa nxënës maqedonase kanë hapur një profil në “Instagram”, në të cilin i publikojnë sipas tyre, videot më të çmendura nëpër shkolla, duke djegur banka, thyer derë dhe dritare dhe demoluar enterierin nëpër klasa.

Në përshkrimin e profilit thuhet: “Videot më të çmendura në shkollë. Nëse dëshironi edhe video juaj të publikohet, na dërgoni në mesazh. Bashkangjitu në armatën e 15 mijë vagabondëve”.

Mediumet maqedonase shkruajnë se gjatë realizimit të “videove të çmendura”, vihen në rrezik shëndeti dhe jeta e nxënësve tjerë. Disa nga videot e publikuara janë marrë edhe nga vendet e huaja, por në disa mund të vërehet se janë në shkollat e Maqedonisë, pasi nxënësit flasin në gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Problemi është se ky grup në Instagram rritet çdo ditë, ndërsa adminët e këtij profili bëjnë thirrje që nxënësit të inçizojnë video të tilla dhe t’ua dërgojnë për publikim.

Në disa video shihet se si nxënësit me qëllim i thyejnë karriget, bankat dhe i hedhin nga dritarja. Ndërsa qeshin derisa incizojnë.

Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk janë të informuar se ekziston një grup i tillë në rrjetet sociale, por potencojnë se për kodeksin dhe rendin nëpër shkolla, kujdesen drejtorët./Telegrafi/

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj