Ndryshimet në trupin dhe organizmin e shtatzënes

Ndryshimet fillojne qe javet e para te shtatzanise. Gjatë shtatzanise ndodhin ndryshime të shumëta në trupin dhe psikikën e shtatzanes. Këto ndryshime janë të kushtëzuara si nga prezenca dhe zhvillimi i qenjës së re në mitër, ashtu edhe në veprimin shtuar të ca gjëndrrave endokrine të nënës dhe me veprimin placentës si organ endokrin. Organizmi i nënës në tërësi, e sidomos organet me rëndësi të madhe vitale si: zemra, mushkëritë, veshket, mëlçia, i janë ekzpozuar një peshe të veçantë, sepse funksioni i tyre do t’i kënaq nevojat jo vetëm të nënës, por edhe të organizmit fetal.

Në shtatzani tek numri më i madh i femrave krijohen ndryshime në formë të një pigmentacioni të shtuar. Pigmentacioni i shtuar vërehet më parë mbi lëkurën e fyryrës, ku paraqiten të ashtuquajturat njollat gravidare. Pos kësaj, tek disa femra mund të ndodhin fenomene akromegalike. Hunda është ajuar, buzët të trashura, mjekrra është e prezantuar përpara dhe më muskulatore. Qafa e shtatzënes zgjerohet lehtë, sepse gjëndrra tiroide hipertrofon. Gjinjtë rriten në mënyrë të dukshme dhe në shtypje nga këta mund të rrjedh ndonjë pikë kolostrumi. Lëkura e gjinjëve bëhet pak e murrme, areolat janë të pigmentuara dhe më të gjëra. Me zhvillimin e mëtutjeshëm të gravidancës abdomen zgjërohet. Tek numri më i madh i femrave mbi lëkurën e abdomenit paraqiten streit e kuqe dhe të ndritshme, të cilat pas lindjes marrin ngjyrë qumështi të shkelqyeshme. Vija e mesme midis kërthiqës dhe simfizës bëhet e murrme. Organet gjenitale të jashtme bëhen më të ajuara dhe lëkura e tyre merr ngjyrë më të murrme. Mitra zmadhohet dhe bëhët më zbutur. Relievi venoz në këmbë shfaqet dukshëm.
Për shkak të qarkulllimit më të ngadalshëm të gjakut në pjesët e poshtme të trupit mund të paraqitet të ajurit e këmbëve.
Gravidanca shpeshherë në fillim është e përcjellë me anoreksi, mundim lukthi, ngacmin për kthyerje dhe vjellje. Këto simptome tek numri më i madh i femrave paraqiten në mëngjes, ndërsa gjatë ditës zhduken. Me zhvillimin e gravidancës vjellja nuk paraqitet më. Shumë femra gjatë gravidancës ndiejnë ca erëra të cilat nuk i vërejnë personat tjerë përreth, dhe kanë afinitet të posaqëm ndaj gjellërave sidomos me shije të thartë. Për shkak të shtypjes në diafragmë dhe një presioni të lehtë mbi zemër mund të shkaktohet shpejtimi i zemrës.
Prezenca e sekrecioneve gjatë periudhes se shtatezanise e shqeteson shumë nënën e ardhshme e cila menjehere shqetesohet për shendetin e saj e mbi të gjitha për atë te femijes. Dhe pse një gjë e tillë mund te jetë sinjal i ndonjë problemi, keshillohet të mbahet qetesia E ti drejtohet gjinekologut: ndërhyrja e mjekut do të lejoje zgjidhjen e çështjes.
Blerta Shaqiri – pertymoter.net