Shifra përfaqëson pothuajse 15 për qind të popullsisë botërore dhe më shumë se dyfishin e përqindjes së arritur tre vjet më parë.
Megjithatë, raporti vazhdon të parashikojë se numri i njerëzve që përdorin tabletë do të ngadalësohet në mënyrë dramatike në 2015 dhe do të vazhdojë të zbehet.
Rritja do të jetë 17,1 për qind këtë vit, krahasuar me rrijet nga viti në vit, ose nga 54,1 për qind sa ishte në 2013 dhe 29,1 për qind sa ishte në vitin 2014.
Ndërsa në vitin 2018, norma e rritjes për përdoruesit e rinj të tabletëve në mbarë botën do të jetë vetëm 7,9 për qind, me totalin e përdoruesve që do të arrijë në 1.43 miliardë.
Sipas raportit, Kina do të jetë udhëheqësi botëror në drejtim të përdoruesve të tabletëve në 2015, me më shumë se 328 milionë përdorues. SHBA do të mbetet në vendin e dytë me 156 milionë përdorues, ndërsa Brazili do ta kalojë Mbretërinë e Bashkuar këtë vit për t’u bërë tregu i katërt më i madh. (T)