Prodhuesi tajvanez i telefonave HTC ka thënë se brenda muajve të ardhshëm do të fokusohet në krijimin e modeleve më bazike të telefonave, të cilët do t’i pajis edhe me lidhjen për rrjetin 4G.
Sipas deklarimeve të kompanisë, këto modele do të paraqiten në tremujorin e parë të vitit 2015, dhe se të njëjtit do të promovohen si modele të dizajnuara posaçërisht.
Kjo strategji është e ngjashme me atë që ka ndjekur prodhuesi kinez Xiaomi, i cili tashmë është bërë prodhuesi i tretë më i madh në botë për telefona mobil.Sipas Jack Tong, president i HTC për Azinë Veriore thuhet se edhe kompania e tij pret që vitin e ardhshëm rritja e shitjeve të jetë në numra dyshifror.
Së fundmi, HTC kishte prezantuar modelin me SIM kartelë të dyfishtë, HTC Desire 820, dhe së shpejti ka paralajmëruar se do të shohim edhe modelin e njëjtë por vetëm me një SIM kartelë. (Ti)