Rtv Pendimi
Lajme

Në Berlin të dielën mbahet konferenca e paqes për Libinë

Gjermania ka ftuar palët ndërluftuese në Libi si dhe fuqitë globale dhe rajonale në një konferencë të paqes në Berlin, e cila do të mbahet të dielën në Berlin për të lehtësuar një zgjidhje politike për konfliktin në Libi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e kancelares gjermane Angela Merkel njoftoi se Qeveria e Libisë e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), komandanti i bazuar në lindje të Libisë, Khalifa Haftar dhe liderë nga 11 vende, përfshirë Rusinë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ftuar për të marrë pjesë në konferencë.

Njoftimi vjen pas bisedimeve të mbajtura mbrëmë vonë në Rusi mbi paqen libiane, bisedime të cilat kishin për qëllim një marrëveshje të përhershme armëpushimi, por që përfunduan pa marrëveshje pasi Haftar u largua nga Moska duke kërkuar një afat dy-ditor për t’u këshilluar me fiset lokale vendase për miratimin e tyre.

Kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të Libisë, Fayez al-Sarraj, nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit.

Më 12 janar, palët ndërluftuese të konfliktit libian njoftuan një armëpushim në përgjigje të thirrjes së përbashkët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe atij rus, Vladimir Putin.

Që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetra në Tripoli që gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Në muajin prill, Haftar nisi një ofensivë për pushtimin e Tripolit, veprim i cili u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas OKB-së, mbi 1 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i operacionit dhe mbi 5 mijë të tjerë u plagosën.

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj