NË CILËN MOSHË OBLIGOHET FEMRA TË AGJËROJË?

 

Pyetja:

Në cilën moshë obligohet femra të agjërojë?

Përgjigja:

Vajza obligohet të agjërojë që nga fillimi i moshës së pubertetit. Kjo moshë arrihet atëherë kur vajza i mbush pesëmbëdhjet vite, ose edhe më herët duke ju paraqitur qimet rreth organeve të turpshme, duke u paraqitur dalja e spermës, ardhja e menstruacioneve apo edhe mbetja shtatzënë.
Nëse vajzës i paraqitet një apo disa nga këto shenja atëherë ajo obligohet me agjërim të muajit të Ramazanit.
Shenjat e tillla (përveç moshës pesëmbdhjetë vjeçe) mund të paraqiten edhe më herët, ndoshta edhe në moshën dhjetë apo njëmbëdhjetë vjeçare. Ka prindër që janë të pakujdesshëm në paraqitjen e këtyre shenjave duke menduar se patjetër duhet të mbushë vajza e tyre pesëmbëëdhjetë vjet për tu obliguar me agjërim”

(Fetvatë e agjërimit,. Shejh Abdullah ibën Xhibrin, fq.22-23)

Përshtati Lulzim Susuri

http://www.ehlihadithi.com/

https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri