Rtv Pendimi

Në Kosovë po rihapet fabrika më profesionale e mobiljeve

Njëra ndër fabrikat më profesionale të prodhimit të drurit dhe mobiljeve në Kosovë, po rifillon punën me kapacitete shtesë dhe me teknologjinë më të avancuar të prodhimit.

Investimi i shtuar në fabrikën e re “Genkor” nga kompania e mirënjohur e ndërtimit “Toning”, do të krijojë kushte për prodhimin e modeleve dhe llojeve të shumta të mobiljeve, të destinuara për tregun kosovar dhe atë ndërkombëtar.

‘Investimi i ri në fabrikën e re dhe të riorganizuar në kombinim me inovacion në dizajn, makineri më moderne dhe profesionistë të prodhimit, e vendosin fabrikën Genkor në pozitë udhëheqëse në industrinë e prodhimit të mobiljeve në Kosovë dhe Evropë.’, thekson z. Nexhmedin Hoxha, Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë, themelues dhe pronar i kompanisë Toning si dhe udhëheqës i punëve ndërtimore të shumë ndërtesave ikonë të kryeqytetit, duke përfshirë edhe objektin e ish Bankës së Ljubljanës.

Përkundër aktiviteteve investuese të filluara në vitin 2016, kompania “Genkor” kishte vazhduar me ofrimin e shërbimeve të limituara të prodhimit të mobiljeve për klientë në fabrikën e saj në Llapnasellë deri sa në fund të këtij muaji, kompania do të fillojë prodhimin me kapacitet të plotë.

‘Genkor‘ ka filluar me prodhimin e mobiljeve në vitin 1998 dhe që atëherë lista e klientëve të kësaj kompanie rritej vazhdimisht. Përveç klientëve individualë, “Genkor” në listën e klientëve ka edhe institucione të rëndësishme të sektorit publik e privat.

TË NGJAJSHME