Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Politika fetare

Në Kosovë po ushtrohet inkuizicion shtetëror ndaj muslimanëve

Muslim Shop

Kushtetuta e Kosovës garanton lirinë fetare, por në Kosovë kjo duket se nuk vlenë për fenë islame dhe muslimanët.

Diskriminimi ndaj muslimanëve po vazhdon gradualisht nga institucionet tona që prej themelimit të tyre pas luftës në Kosovë. Sot kemi arritur në një stad ku fyerja e ndjenjave fetare islame, diskriminimi i muslimanëve në shkollim dhe punësim (femrave muslimane me shami), kufizimi i promovimit publik të besimit islam janë të gjitha evidente dhe gjendja vetëm po vjen e rëndohet më shumë.

Në Kosovë nëse fyen një musliman, një hoxhë, madje edhe nëse fyen librin e shenjtë të muslimanëve, Kur’anin, apo hadithin, traditën e të dërguarit Muhamed – paqja e Allahut qoftë mbi te, nuk denohesh, madje as nuk paralajmërohesh nga prokuroria se nuk guxon të fyesh ndjenjat fetare, përkundrazi vlerësohesh si intelektual dhe analist proevropian.

Është çudi, tash e 5 ditë pas arrestimit të 12 hoxhallarëve, analistë nga Shqipëria kanë bërë më shumë kritika ndaj pushtetit të Kosovës për arrestimet e hoxhallarëve sesa nga analistë të Kosovës, madje i gjejmë disa pseudoanalista të cilët edhe i gëzohen këtyre arrestimeve, në vend se ato të quheshin si terror shtetëror ndaj muslimanëve, ashtu siç i quajti më herët analisti e publicti i njohur z. Fatos Lubonja.

Krejt këto arrestime po bëhen duke u bazuar kinse në nenin 147 të Kodit Penal të Kosovës, për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Këto akuza të ngritura kundër hoxhallarëve nuk qëndrojnë realisht, sepse hoxhallarët janë vetë të thirrur sipas parimeve të besimit islam që të thërrasin në paqe, durim dhe respekt. Ata e dinë se nëse do të ligjëronin në kundërshtim me primet e Kur’anit dhe Hadithit, do të mëkatojnë rëndë ndaj Allahut, Krijuesit të gjithësisë. Vepër e cila është shumë më e rëndë se sa të denohen në këtë botë me burg të përjetshëm. Por nëse ligjerimet e hoxhallarëve, të cilat prap po e përsëris, të bazuara në Kur’an dhe Hadith, nuk iu pëlqejnë ndonjë politikani, pseudoanalisti ose ndonjë neokomunisti, atëherë ky është problem i tyre me sistemin demokratik në të cilin po jetojmë dhe nuk është problem i hoxhallarëve. Tek e fundit neni 38 i kushtetutës së vendit tonë garanton lirinë e besimit, ndërgjegjes dhe fesë. Poashtu praktikimin dhe manifestimin publik të tij. Si rrjedhojë, leximi i ajeteve kur’anore dhe të haditheve, i pëlqejnë dikujt apo jo, nuk është krim e as nxitje e urrejtjes dhe as e mos durimit fetar. Përkundrazi, ata të cilët po tregojnë mos durim fetar dhe po duan ta përçajnë popullin tonë, janë pikërisht politikanët neokomunist dhe disa pseudoanalista, të cilët për interesa dhe motive të ulta e personale, po duan me ia shti flakën Kosovës.

Rasti më i mirë me të cilin duhet të merret Prokuroria e Shtetit, ku konsideroj se është dashur të reagoj deri tani ex-officio, por meqë nuk e kanë bërë unë po ua kujtoj se si shfaqin mos durim fetar dhe mohim të besimit të muslimanëve disa pseudoanalistë, të cilët publikisht në media të shkruara dhe elektronike ndjellin vrerë dhe fyerje ndaj librit të shenjtë të muslimanëve dhe fjalëve të Muhamedit – paqa e Allahut qoftë mbi te. Mendoj se kjo është e mjaftueshme për Prokurorinë e Shtetit që të leshon fletëarrest për këta persona në bazë të nenit 147 të Kodit Penal të Kosovës. Qëndrimet e tyre tendencioze, nënkuptohen si mohim i të drejtës dhe lirisë së besimit islam për të lexuar çdo ajet kur’anor dhe thënie profetike. Sepse paprekshmëria e burimeve bazë të një besimi janë esenciale për të drejtën, lirinë dhe manifestimin e besimit.

Këtu dua të përmend edhe propozimin e analistit nga Prishtina z. Shpend Kursani, i cili edhe përkundër se ka qenë analisti më objektiv për sa i përket arrestimeve, megjithatë ideja e tij se hoxhallarët duhet të amnistohen, për faktin se ne i kemi amnistuar kriminelët në veri të Kosovës, mendoj se nuk është krahasim i mirë. Për vetë faktin se për të qenë i amnistuar, fillimisht duhet të jesh fajtor për një krim, pra të jesh një kriminel e pastaj amnistohesh. Unë nuk besoj se hoxhallarët tanë kanë nevojë për amnisti, por për drejtësi. E drejtësi në Kosovë ka kohë që nuk po shohim.

Kjo kastë politike sot, ka futë në dorë të tri brançet e shtetit, ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin. Për këtë kemi edhe argumente të qarta, kur kryeministri në largim, njëherit kryetar i PDK-së, me herët tha duke u lavdëruar se ai vetë kishte urdhëruar arrestimin, fjala ishte për arrestimin e 40 besimtarëve para më shumë se një muaji. Ndërsa pak ditë më vonë nënkryetari i tij tha me një intervistë, se do të arrestohen edhe nxitësit e atyre, duke aluduar në arrestimin e hoxhallarëve.

Tani shtrohet pyetja, lista për arrestime po përpilohet në selinë e PDK-së apo në Prokurorinë e Shtetit!?

Dyshimi për këtë mbetët i fuqishëm, kur i shtohen edhe argumentet e avokatëve mbrojtës të hoxhallarëve se prokuroria jo që nuk ka argumente të bazuara për të inkriminuar hoxhallarët, por as dyshimet e prokurorisë nuk janë të bazuara. Që do të thotë se arrestimet janë të motivuara plitikisht. Atëherë në çfarë shteti po shëndrohet Kosova!?

A nuk është kjo ndërhyrje në sistemin gjyqësor nga ana e ekzekutivit? Po, gjithsesi. Por edhe për këtë ka një përgjigje, se një regjim i tillë që kontrollon të tri brançet shtetërore, politikisht në botën demokratike quhet regjim diktatorial.

Zoti na ndihmoftë nga sherri i tyre.

AMIR AMETI

(Autori është magjistër i shkencave juridike dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës)

 

Të ngjajshme

IRAKU

Kushtrim Guraj

YLEMAJA e Kosovës në krevat Prokusti?!

Kushtrim Guraj

Solidar me këta burra të mëdhenj të Kosovës!

Kushtrim Guraj

Islami është zgjidhja

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho fjalim për polemikat e Ezanit në Kosovë

Kushtrim Guraj

A ka liri fetare në Kosovë?!

Kushtrim Guraj

SHOQËRIA NDËRKOMBËTARE DHE “LIGJI I XHUNGLËS”

Kushtrim Guraj

Kundër të gjitha parimeve demokratike!!!

Kushtrim Guraj

MODELI I UDHËRRËFIMIT PËR LIGJËRIMIN E SOTËM ISLAM

Kushtrim Guraj