Nuk ka kaluar shumë që nga koha kur u shpik printeri 3D.
Por, tashmë për herë të parë, në Gjakovë të Kosovës, është prodhuar printeri i teknologjisë së fundit 3D.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE, Blerand Stavileci, ka vizituar sot Kompaninë “Formon”, e cila ka lançuar projektin më të ri Printer 3D.
“Produkti printer 3D është dëshmia më e mirë që kompanitë të cilat kanë nisur me pritje të vogla tashmë me punën të cilën e kanë bërë me profesionalizmin e të rinjve kosovarë kanë arrit një pikë e cila na bënë edhe neve të mrekullohemi” ka pohuar ministri Stavileci .
Nga ana tjetër Rron Cena Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë Formon tha se produkti printer 3D, do të jetë i dobishëm për përdorim personal dhe për biznese të vogla/tesheshi.com/