Rtv Pendimi
Lajme

Në luftën kundër YPG-së kanë rënë dëshmorë 118 ushtarë të SNA-së

Së paku 118 ushtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) kanë rënë dëshmorë në sulmet e terroristëve të YPG/PKK-së që nga fillimi i operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes” në fillim të këtij muaji të udhëhequr nga Turqia në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 417 ushtarë të SNA-së po ashtu janë plagosur gjatë operacionit, që filloi për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së në lindje të lumit Eufrat.

Pasi operacioni pauzoi, ushtarët e SNA-së kanë mbajtur linjat e përparme përreth rajoneve veriore Tal Abyad dhe Ras Al-Ayn të Sirisë dhe duke shkatërruar eksplozive artizanale të gjetura nga terroristët.

Terroristët e YPG/PKK-së kanë sulmuar dhe provokuar shpesh linjat e përparme, duke kryer shpërthime në zona të banuara.

Sipas komandantëve të SNA-së në terren, numri i dëshmorëve të SNA-së ka arritur në 118 ndërsa numri i ushtarëve të plagosur në 417.

“SNA ka arritur një sukses të madh në pastrimin e grupit terrorist nga vendbanimet me një luftë vërtetë heroike”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim më 13 tetor.

Operacioni antiterrorist “Burimi i Paqes” që filloi më 9 tetor synon të eliminojë elementet terroriste të YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Më 22 tetor, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një takim në qytetin bregdetar rus Soçi, ku Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas të cilës, brenda 150 orëve terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Të ngjajshme

MPB e Maqedonisë Veriore: Të mos përdoren fishekzjarret dhe të denoncohet shitja e tyre

Urim Isma

Borë në Korçë, trashësia shkon deri në 20 centimetra, reshje bore priten edhe në Kosovë

Urim Isma

Pas kthimit të Kurtit nga Gjermania, pritet takimi i ri me Mustafën

Urim Isma

Xhamitë shqiptare në Zvicër mblodhën mbi 500 000 franga për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Urim Isma

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma