Bëhu si deti, që të mos arrijë askush deri te fshehtësitë e tua.
Bëhu si qielli, që të mos ndalen fare shpresat e tua.
Bëhu si pema, që të mos ndërpriten rrënjët e tua.
Bëhu si guri, që të mos thyhen parimet e tua.
Le të jenë hapat e tu në mirësi si ai që ecën nëpër rërë, nuk i dëgjohet zëri, mirëpo gjurmët e tij janë të qarta.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU