Rtv Pendimi
Hoxhallaret Lajme

Në moshën 76 vjeçare, ka ndërruar jetë imami i shquar Asllan ef. Murati nga Mitrovica.

Ka ndërruar jetë hoxha jonë i nderuar nga Mitrovica, mulla Asllan Ef. Murati, i cili 47 vite ka shërbyer imam në xhaminë e madhe në Mitrovicë, ishte kryeimam dhe kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame në këtë qytet, dhe i cili për 14 vite e ka mbajtur sekret vendndodhjen e eshtrave të Isa Boletinit.

Zoti e mëshiroftë dhe e bëftë nga banorët e Xhenetit Firdeus.

Biografi
Asllan MURATI

Asllan Murati u lind më 12 shkurt 1943 në fshatin Zhabar i Poshtëm, komuna e Mitrovicës. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, kombëtare e fetare e arsimdashëse. Shkollën fillore e përfundoi në Zhabar. Duke qenë se ishte i interesuar për mësimet në gjuhën arabe, ai mësoi te hoxha i fshatit shkrim- leximin arab.

Për shkak të situatës politike dhe ndalimit me ligj të mësimit fetar në atë kohë, pra në vitet ‘50 të shekullit XX, ndërpreu mësimet, për t’i vazhduar pastaj në Mitrovicë, ku mësoi gramatikën, sintaksën arabe, komentin e Kuranit, apologjetikën, Ilmi Kelamin, jurisprudencën islame etj.

Në vitin 1966, u regjistrua në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, të cilën e kreu me sukses, duke vijuar pastaj mësimet me korrespodencë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1969 emërohet imam dhe ligjërues në Xhaminë Qendrore (Xhamia e Zallit) në Mitrovicë. Ai asnjëherë nuk e ndali interesimin për thellimin dhe zgjerimin e njohurive në shkollë. U regjistrua menjëherë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, dega histori-gjeografi, ku e kreu me sukses dhe mori titullin arsimtar i lëndëve histori e gjeografi. Pas kësaj regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, katedra e orientalistikës, ku mësoheshin, përveç tjerash, edhe gjuhët arabe, turke dhe persishte.

Si personalitet i edukuar dhe i shkolluar, me tipare intelektuale e kombëtare më se 46 vjet punoi dhe shërbeu si imam e ligjërues në Xhaminë e Zallit në Mitrovicë. Gjatë kësaj kohe dha kontribut të çmuar në aspektin kombëtar, fetar, edukativ etj.

Asllan Murati, përveç profesionit të imamit, gjatë jetës së tij kreu edhe disa detyra me përgjegjësi në Bashkësinë Islame të Mitrovicës.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj