Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit shkurt kanë ndodhur një numër i madh i aksidentesh në komunikacion.
Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se gjatë muajit shkurt kanë humbur jetën tre shoferë dhe një këmbësorë, transmeton Telegrafi.
“Gjatë muajit shkurt 2021 në Republikën e Kosovës kanë humbur jetën 4 persona në aksidente të trafikut, 3 shoferë dhe 1 këmbësorë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit. /Telegrafi/