Gjenerata aktuale e Mercedes E-Class ngadalë është duke iu afruar fundit të ciklit të jetës, pasi që gjenerata e re (W213) premierën botërore do ta mbajë javën e ardhshme në panairin e veturave në Detroit.
Por, kompania e cila merret me modifikimin e veturave, RENNtech, është përkujdesur për modifikimin e versionit sportiv të modelit E63 AMG.
RENNtech ofron paketë për versionin karavan dhe limuzinë të modelit E63 AMG, transmeton Koha.net.
Kjo paketë përfshin aerodinamikën nga fibra të karbonit, gjegjësisht spoileri i përparmë, difuzeri i pasmë, spoileri mbi bagazh te versioni limuzinë, si dhe spoiler mbi çati te versioni karavan.
Gjithashtu kjo paketë përfshin edhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, set të rrotave Vossen ose ADV.1, si dhe përforcimin e motorit V8 në 638 ose 669 kuajfuqi. /koha.net/