Pyetje: Ç’është dispozita e agjërimit me vështirësi në udhëtim?
Përgjigje: Nëse në atë agjërim ndjen vështirësi jo të madhe, atëherë është mekruh (e urryer) ai agjërim, ngase kur Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, pa një njeri, të cilit i kishin bërë hije dhe të gjithë njerëzit ishin mbledhur përreth tij, tha: Ç’është puna me këtë? Thanë: Është duke agjëruar. Tha: “Nuk është mirësi agjërimi gjatë udhëtimit”.[1]
Por, nëse ndjen vështirësi të madhe, atëherë e ka vaxhib ta prishë agjërimin, ngase kur Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem, (në një udhëtim) i erdhën disa njerëz dhe iu ankuan se agjërimi është duke i lodhur, ai e prishi agjërimin.
Pastaj e lajmëruan se disa vetë nuk e kanë prishur agjërimin, ai tha: “Ata janë mëkatarë, ata janë mëkatarë”.[2]
Mirëpo, ai që nuk ndjen ndonjë vështirësi, më mirë është të agjërojë duke marrë si shembull Resulullahun, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili agjëronte.
Ebu Derdaja, radijallahu anhu, ka thënë: “Ishim me Resulullahun, sal-lallahu alejhi ue selem, në udhëtim gjatë Ramazanit, në një nxehtësi të ashpër. Askush prej neve nuk agjëronte pos Resulullahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe Abdullah ibën Revahas”.[3]
përktheu: Omer Berisha