NË VARREZA NUK SHKRUAN SE JANË VETËM PËR TË RRITUR

Xhenaze pas xhenazes.. vdekje pas vdekjes!

Lajmet për vdekjen e njerëzve si vetëtima, filani vdiq në ndeshje, e tjetri nga sëmundja, e tjetri ishte duke ecur dhe ra !

Të gjithë e lan dynjanë pas shpinës së tyre dhe i varrosëm nën dhe.

Pa fare pikë dyshimi do të vjen edhe dita ime dhe dita jote, për këtë arsye përgatiti mjetet e udhëtimit pa kthim.

Kurse ti i cili e vonon pendimin me arsyetim se je i vogël, më fal, nëpër varreza nuk shkruan se ato janë vetëm se për të rriturit! Ato i pranojnë të gjithë, pleq e të rinj, fëmijë dhe të rritur, burra e gra.

Mos u mashtro se do të jetosh gjatë se edhe nëse jeton me qindra vite prap amanetin do t’ia dorëzosh Zotit tënd.

Më mirë fillo përgatite furnizimin tënd për ahiret, sepse me të do të dalish para Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU