duaja e hatmes Bresane

Në xhaminë “Mehmed Kukli-Beu” në Bresanë u mbajt manifestimi i “Duasë së Hatmës“

Sot, (11.07.2021)ne Bresanë dhe Kuklibeg ishte si ditë feste! Sepse, në Xhaminë “ Mehmed Kukli-Beu”-Bresanë u mbajt manifestimi i “Duasë së Hatmës “. Në këtë manifestim, perpos Imamit, nxënësve, prinderve, morën pjes edhe zyrtaret e KBI- Dragash.

Fillimisht Imami dhe Mual-limi , Xhevat ef. Fetahi, falenderoj Zotin dhe dergoj Salavate per Pejgamberin a. s. dhe pershendeti te pranishmit dhe dha nje pasqyre rreth aktiviteteve te dy Grupeve qe kanë bërë Hatme në Mekteb , gjate vitit: 2020-2021.

Ai njoftoj se këto dy grupe te pavarura njera prej tjetres, kan përfunduar leximin e Kur’anit.
Jan gjithesejt 36 nxenes, qe kanë bërë Hatme:
Grupi i pare, qe bejne hatme per here te I-re, me 18 nxënës,
Grupi i dyte, që kane bere Hatme:
13 Nxenes kane bere hatme per here te II-te
5 Nxenes, kane bere Hatme per here te III-te.
Më pas, u mbajt nje program nga nxënësit, me këndim të Kur’anit, Ilahive dhe Recitime Islame.
Pastaj te Pranishmit i përshendeti Kryetari i KBI- Dragash, Dritan ef. Qengaj, qe foli edhe per rendesin e Mesim besimit Islam, duke e vlersuar edhe punen e ketij Imami.

KBI-Dragash, i ka paisur nxënësit me çertifikata. Këtë e bëri, Sekretari i KBI- Dragash, Nail ef . Halimi.
Në fund, “Duanë e Hatmës “ e bëri, Kryeimami i KBI- Dragash, Xhafer ef. Fejziu!