Nema e Nanës

Ah kjo nëna e dashur shqiptare fatkeqësisht e njohur më shumë për të shara se sa për sakrificën e saj!

Nëna Shqiptare e lodhur, punëtore, e rraskapitur, e sëmurë a ka ditë të bardha për këtë nënë, ajo për çdo ditë loton për birin e saj të burgosur, për birin e saj të papunë, për birin e saj të lodhur në kurbet, për nipin e saj pa babë!

Nëna e dashur shqiptare akoma vazhdon betejën e saj për një jetë të mirë për djemtë e saj, kjo sakrificë e saj nuk ka NOBEL që mundet ta shpërblen pos Allahut me Xhennet. Nga ana tjetër politikanët tanë kanë uzurpuar pasuritë publike si rrjedhojë vijnë telashet në popull: papunësi, kurbet, vjedhje, kacafytje dhe si përfundim ja loti i nanës! Këta zullumqarë a nuk e dinë se sa nënat lotojnë shkaku i të bëmave të tyre? Këta zullumqarë a nuk e dinë se sa nëna i kanë përlotur? (Direkt dhe Indirekt me të bëmat e tyre) I gjithë ky lot i nënave shqiptare një ditë do të bëhet oqean ku ju patjetër do të fundoseni!

Po dua ta mbaroj këtë kolumnë me një lutje te shkurtër: O Zot mos ma mundëso pasurinë nëse është arsye për largimin e dashurisë ndaj popullit tim. Kur ta përmend Gazi Babën e di që në mendjen tënde paraqiten skena krimi , vrasje , vjedhje por dije qe aty takon edhe njerëz që janë të kalibrit tënd dhe ti thonë gjërat në fytyrë. Ju jeni si shkronjat angleze që ndryshe shkruhen dhe ndryshe lexohen por ju ndryshe thoni dhe ndryshe veproni. Si nuk ktheni kokën mbrapa jo shumë larg po aty ku ti more hapat e parë , aty ku ti fitove atë imunitet që ke sot?! Shitët kombin, fenë dhe familjen , shitet bashkëluftëtarët e ju (kinse) , përse i “nderuar”? Për ti djegur zemrat e nënave shqiptare? Harruat që ata nëna arritën ta mbrojnë kombin, fenë dhe nuk i shitën përkundër regjimeve serbe . Ata sakrifikuan djemtë e tyre , hasretët e tyre, përse? Që ti sot të nëpërkëmbesh  gjakun e tyre. Mos harroni të nderuar se ende ka populli ynë Avni Rustema edhe Nana Zahide qe lindin Hamza dhe Adema!

Jeta është e shkurtër, si do të dalësh para Allahut?! Pasurinë e popullit e ke zaptua! Shejtani ta ka zbukuruar vjedhjen sa që nuk i thua vjedhje – O Zullumqarë nuk je tu e marrë vesh se je tu prek në haram – Të ka kapluar harami! Vaj për ty! Përderisa ti me dashnoren (me paret e mia) shëtit bythën gjithandej dije se ka nëna të këtij populli që nuk kanë para për qumësht e ilaçe.. Këto nëna të reja dhe të vjetra vuajnë! Këto nëna qajnë, këto nëna sëmuren por dijeni mirë se edhe mallkojnë!