NËN LULE GJEMBI APO MBI GJEMBIN LULE

Ne ankohemi se Allahu ka bërë nën lule gjemba, por më mirë është ta falënderojmë që mbi gjembin ka bërë lulen!!!

Një person thotë: Kam menduar gjatë, kur shoh veten të zbathur falënderoj Allahun sepse ka të tillë qe nuk kanë këmbë fare.

Më thuaj për Allahun sa njerëz kanë dëshirë të posedojnë makinën, shtëpinë, celularin, diplomën, punën tënde, etj-etj. 

Sa njerëz ecin zbathur ndërsa ti ecën me makinë?

Sa njerëz flenë pa kulm mbi kokë, ndërsa ti flen në shtëpinë tënde?

Sa njerëz ëndërrojnë të shkollohen, ndërsa ti posedon diplomë?

Sa persona janë të papunë, ndërsa ti punon?

Sa, sa, sa, sa, sa?!

I shtojnë ankesat e të godasin brengat; falënderoje Allahun gjene lumturinë.

Përshtati: Valdet Kamberi