Rtv Pendimi
Poezi

NËNA IME E VEÇANT

Nanën time mirë se njoh,
Zemra ime sa e do,
Mu konë t’ktheheshë përsëri,
Me ma falë pak dashuri,

Kush ka Nanë nuk ja din vlerën,
Un t’vetmuarë e kam zemrën,
Kam zonë me ja harru hijën,
Ma kan humbë fotografijën,

Atëher 10 vjet i kam pasë,
Isha i vogël n’katrën klasë,
Ja mbaj n’mend shaminë e bardhë,
Pse nuk vdesin njerzt me radhë,

As Ditëlindje as Bajram,
Nanën afër nuk e kam,
Kem pasë festa e gëzime,
M’ke mungu shum Nana ime,

Birit tem gjithmonë i flas,
Zemrën Nanës mos ja plas,
Mos e rëndo kurr me fjalë,
Rrespektoje sa të jet gjallë,

Nana ime ere vdiq,
Sun u knaqë me neve hiq,
Zoti i madh ashtu ka thonë,
Kush ka Nanë knaqne gjithmonë,

Dikush herët dikush vonë,
Ket Dunja kemi me lonë,
Mos lyp Nanë se Nanë nuk ka,
E veçant është n’ket Dunja.

Veli Beqiri

Të ngjajshme

Virusi denim a mesim

Hevzi Hasani

Mos ma mbyllni derën e xhamisë!

Hevzi Hasani

PENDOHU

Kushtrim Guraj

KORONA

Kushtrim Guraj

LINDJA E MUHAMMEDIT A.S.

Hevzi Hasani

El- hamdu lil-lah

Hevzi Hasani

Një urim më mungon !

Kushtrim Guraj

Nëna

Kushtrim Guraj

O Profeti im

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU