Nëna shpik për vajzën e vet kukullën që reciton vargje Kuranore

Afaristja dhe nëna Samira Amarir e kishte të vështirë të gjente lodra që do t’i ndihmonin asaj t’ia kalonte besimin e saj islam të bijës, dhe kështu shpiku lodrën e vet.

E tani kukulla që i ngjason Barbiet, “Jenna”, të cilën e dizajnoi nga zeroja për të recituar katër kapituj nga Kurani, ka hyrë në prodhim masiv dhe është në shitje në vendet e Gjirit arab.

“Kur bija ime Jenna mbushi dy vjeç, po kërkoja një lodër a një pajisje”, ka thënë Amarir, raporton Reuters.

“Ideja ishte që të shpikja një lodër që do t’i ndihmonin asaj të mësojë Kuranin më shpejtë dhe më lehtë derisa luan”.

“Jenna”, emër ky që del nga fjala arabe për parajsë, vjen e veshur me rroba të grave myslimane me një shami ngjyrë vjollce, transmeton Koha.net.

Katër kapitujt që “Jenna” i reciton janë të shkurtra dhe të dizajnuara për të qenë të lehta për t’i mbajtur në mend një fëmijë. Pak ditë pasi filloi të luante me kukullën, ajo nisi t’i recitonte vargjet kuranore.

Amarir dhe familja e saj janë zhvendosur nga shtëpia e tyre në Francë në Emiratet e Bashkuara Arabe për ta shitur kukullën dhe Gjirin e pasur dhe religjioz.