*Ylli i parë*: Rikujto se Zoti jot ia falë atij që kërkon falje, dhe ia pranon pendimin atij që pendohet, dhe e pranon atë që kthehet kah Ai.
*Ylli i dytë*: Mëshiroje të dobëtin, do të bëhesh i lumtur. Ndihmoje nevojtarin, do të shërohesh. Mos e mbaj me vete urrejtjen, do të shërohesh.
*Ylli i tretë*: Ji optimist. Allahu është me ty, melekët luten për ty dhe Xheneti të pret.
*Ylli i katërt*: Fshi lotët e tua me bindje të mirë për Allahun, dhe largoi mërzit e tua me rikujtimin e begative të Allahut mbi ty.
*Ylli i pestë*: Mos mendo se dynjaja ju ka dhënë tërësisht ndokujt. S’ka njeri mbi tokë që e ka arritur çdo gjë dhe s’ka njeri që ka shpëtuar nga çdo vështirësi e jetës.
*Ylli i gjashtë*: Bëhu si pallma, me ambicie të larta, larg çdo të keqe, e cila kur goditet me gurë, bien frytet nga ajo.
*Ylli i shtatë*: A ke dëgjuar se mërzia e kthen atë që ka kaluar dhe se shqetësimi e përmison gabimin?! Atëherë, pse mërzitesh dhe shqetësohesh!!
*Ylli i tetë*: Mos i prit sprovat dhe belat, po prite paqen, sigurinë dhe shëndetin, nëse donë Allahu.
*Ylli i nëntë*: Fike zjarrin e urrejtjes nga kraharori jot me falje të përgjithshme për secilin që të dëmtoi nga njerëzit.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU