Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

NËNTËMBËDHJETË KËSHILLA PËR JETË MË TË LUMTUR

  1. Martoje personin e përshtatshëm, ai 90% do të jetë sebepi i lumturisë apo i pikëllimit tënd.
  2. Punoje profesionin që e do dhe që e meriton ta harxhosh rininë tënde për hir të tij.
  3. Le të jetë synimi yt i parë në jetë përkujdesja për familjen dhe në lumturimin e tyre.
  4. Dhuroju shokëve dhe të afërmve të tu më shumë sesa që presin nga ti.
  5. Mos e ndëshko veten, falja vetes dhe tjetrit gabimet e së kaluarës.
  6. Për çdo ditë bëja një vepër të mirë atij që nuk e njeh dhe kërko kënaqësi në dhënie, para se të kërkosh në marrje.
  7. Nëse detyrohesh të zgjedhësh mes urisë dhe borxhit, zgjedhe urinë.
  8. Që të mos jesh i uritur apo të kesh nevojë për dikë, ruaje një pjesë të të hyrave të tua, sado që të jetë ajo.
  9. Largohu nga shokët e tu që janë dështakë dhe kapu për ata të suksesshmit dhe për ata që nuk hezitojnë fare të të ndihmojnë.
  10. Sillu me çdo njeri sikurse të ishte shoku që nuk e ke parë me vite.
  11. Kur pranon të punosh një punë, bëhu i drejtë dhe i ndershëm në kryerjen e saj.
  12. Bëhu shpikës dhe merr iniciativa për punë.
  13. Bëhu trim dhe vetë barte përgjegjësinë e gabimeve të tua.
  14. Dallohu nga të tjerët me optimizëm e produktivitet dhe filloje ditën tënde me një faqe të re.
  15. Bëhu i butë dhe besnik me ata që punojnë me ty.
  16. Lumturia nuk ndërlidhet me pasuri apo me pozitë, po me mënyrën se si e shikon jetën në të.
  17. Mos i anashkalo mendimet e njerëzve për ty, sepse ka mangësi që ti nuk i sheh te vetja.
  18. Shiko gjithmonë lart në kulm dhe bëhu sikurse milingona, e cila hip dhe bie disa herë. derisa të arrijë në kulm.
  19. Dhe e fundit, mos vepro diçka që nëna jote nuk mundet të krenohet me të apo babai yt të ndihet i nënçmuar!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

MOSRESPEKTIMI I PRINDËRVE

Irfan Jahiu

NGRËNIA E PASURISË HARAM

Irfan Jahiu

RRUGA E UDHËZIMIT

Irfan Jahiu

SËMUNDJA E ZEMRËS DHE SHËRIMI I SAJ

Irfan Jahiu

SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË KEQ

Irfan Jahiu

SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË MIRË

Irfan Jahiu

DISPOZITAT E XHENAZES

Irfan Jahiu

VEPRAT QË SHLYEJNË MËKATET

Irfan Jahiu

PARALAJMËRIMI I BESIMTARËVE NGA VESVESET E SHEJTANIT

Irfan Jahiu