Rtv Pendimi

Nëse bjen shi, a duhet ti bashkojmë namazet apo jo ?!

Nëse bjen shi, a duhet ti bashkojmë namazet apo jo ?!

Pyetje:
Çfarë duhet të veprojmë nëse bjen shi, un kam qenë duke falur namazin e akshamit dhe filloj të bjerë paksa shi dhe xhemati dhe imami ishin të mendimit të bashkonin namazin e akshamit dhe jacisë, mirëpo un dola dhe nuk i bashkova, a kam hyrë në gjunah apo jo ?!

Përgjigje:

Së pari duhet të dish që nëse bjen shi i cili nuk ndalon se reshuri dhe si rrjedhoj e kësaj muslimanit i bëhet e pamundur dalja në xhami, atëherë në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.

Edhe nëse ka rënë shi më herët , por prej të rreshurave të mëdha toka është bërë me lloq apo e lagur e bërë puse dhe muslimanit i vështirësohet dalja për namaz edhe pse të reshurat janë ndalur etj, edhe në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.

Mirëpo subhanallah !
Disa njerëz të epsheve por edhe xhahila në kuptimin e Fesë.
Disa prej tyre nëse sheh se ka shenja të rënies së shiut ata bashkojn namazet, apo edhe nëse nuk bie shi i madh dhe mundësohet dalja dhe ecja nëpër rrugë ata bashkojn namazet , e kjo gjë nuk është në rregull aspak dhe namazi i bashkuar është i rrezikuar andaj duhet të kenë kujdes.

Por, kemi edhe të atillë që dëshirojn lehtësime dhe arsyetime sepse kanë për të dalur nëpër pushimore dhe kafene, si rrjedhojë e kësaj ata i bashkojnë namazet pa arsye apo edhe me disa pika të rënies s ë shiut.

Muslimani duhet të ketë kujdes dhe të vlerësoj vlerën e namazit ashtu si duhet e jo ti jep përparësi epsheve e të anashkaloj dhe veproj me namazin ashtu si i teket dhe ia dëshiron epshi i tij.

Keni kujdes me Namazin, Po.

Shejh Dr.Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH