Rtv Pendimi

Nëse e vizitoj varrin e Muhamedit alejhi selam dhe them tek varri..

Pyetje:
Nëse e vizitoj varrin e Muhamedit alejhi selam dhe them tek varri: O i dërguar i Allahut, lute Allahun për mua, a llogaritet Pejgamberi alejhi selam si të vdekurit tjerë apo jo?

Përgjigje:
Nga i vdekuri nuk lejohet të kërkohet asgjë, qoftë Pejgamberi alejhi selam apo dikush tjetër.
Gjithashtu, nuk lejohet të kërkojmë nga të vdekurit të bëjnë dua ata për neve, qoftë i vdekuri Pejgamber apo dikush tjetër.
Kur ta viziton varrin e Pejgamberit alejhi selam, i jep selam Pejgamberit dhe nuk kërkon asgjë nga ai: qoftë dua apo diçka tjetër.

Shejh Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani

TË NGJAJSHME