Rtv Pendimi

Nëse ora ose unaza është e verdhë sikurse ngjyra e arit, a i ndalohet mashkujve të vendosin unazë ose orë në këtë rast?

Pyetje:
Nëse ora ose unaza është e verdhë sikurse ngjyra e arit, a i ndalohet mashkujve të vejnë(vendosin) unazë ose orë në këtë rast?

Përgjigje:

Nuk i ndalohet mashkujve vendosja e orës apo unazës së verdhë.

Sepse, sipas argumenteve ndalohet ari për meshkujt.

Nëse ora ose unaza përngjajnë me ngjyrën e arit, kjo nuk aludon në ndalesên e vendosjes së tyre nga ana e mashkullit.

Përderisa ajo orë ose unazë vetëm ka vetëm ngjyrën e arit dhe nuk është ari, por është argjend apo diçka tjetêr, atêherë themi se lejohet.

Sepse, pejgamberi alejhi selam ua ka ndaluar unazën e arit(orën, etj) burrave të umetit të tij.

Dhe në fund, themi se:
Përderisa nuk janë ari ora dhe unaza, lejohet mashkulli t’i vë ato, edhe nêse e kanë ngjyrën e verdhë.

Shejh Abdullah el Humejd, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad Shabani

TË NGJAJSHME